“Kujtesa ime nuk është më ajo e një herë e një kohe: dikur e kisha mendjen si agjenda e telefonit, sot nuk mbaj dot mend as listën e pazarit”. Eshtë një frazë që e përdor shumëkush. Nga ana tjetër, pas 40 viteve kujtesa e përvojave më të fundit pëson një rënie, dhe kjo është krejt normale. Por, procesi është i ngadaltë dhe gradual: “Ta kuptojmë vetë është shumë e vështirë”, shpjegon Claudio Gentili, docent i psikologjisë klinike në Universitetin e Padovës.
“Eshtë sikur po rritesh. Një hallë që nuk e sheh prej pesë vitesh e kupton menjëherë, ndërsa ti ndoshta jo”. Dhe është shumë e vështirë, në mos e pamundur, ta kuptoni vetë nëse rënie është ajo “normale”, e cila vjen me moshën apo nëse po shkon drejt demencës. “Për të zgjidhur këtë dyshim, ekzistojnë vlerësime neuropsikologjike mjaftueshëm të saktë, në gjendje që të kuantifikojnë dëmet ndaj kujtesës”, shpjegon Gentili. Edhe depresioni mund të jetë një kërcënim, sepse prek kujtesën e ngjarjeve të fundit. Gentili shpjegon: “Por rënia fiziologjike e lidhur me moshën është e ngadaltë dhe graduale, ndërkohë që ajo që lidhet me depresionin është shpesh herë e shpejtë”./bota.al