Shkence

GRAVITETI / Është gjithçka në kokën tuaj

Screen Shot 2016-06-17 at 07.32.57Këtu në Tokë, ne e marrim gravitetin si diçka të mirëqenë, se u desh rënia e një molle nga pema për t’u krijuar teoria e gravitacionit e Isak Njutonit. Por graviteti, që tërheq objektet në proporcion me masën e tyre, ka të bëjë shumë më tepër sesa me rënien e frutave përtokë.

Graviteti mund të jetë shumë i qëndrueshëm në Tokë, por perceptimi ynë mbi të jo. Sipas një studimi të publikuar në prill të vitit 2011 në revistën “PLoS ONE”, njerëzit kanë një gjykim më të saktë sesi bien objektet kur janë ulur drejt sesa kur janë shtrirë anash. Kjo do të thotë se perceptimi ynë mbi gravitetin mund të jetë më pak i bazuar tek ngracimi vizual i drejtimit të vërtetë të gravitetit, dhe më e rrënjosur në orientimin e trupit. Gjetjet mund e këtij studimi, mund të çojnë në hartimin e strategjive të reja për të ndihmuar astronautët të përballen me mikrogravitetin në hapësirë. 

Pse forca e gravitetit është e luhatshme në Tokë?

Edhe në Tokë, graviteti nuk është i plotë. Për shkak se globi nuk është një sferë e përkryer, masa e tij është e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Dhe një masë e pabarabartë do të thotë gravitet paksa i pabarabartë. Një anomali misterioze gravitacionale vërehet në gjirin Hadson të Kanadasë. Kjo zonë ka peshën më të ulët se në rajone të tjera, dhe një studim i vitit 2007 konstaton se përgjegjëse për këtë janë akullnajat tashmë të shkrira.

Akulli që dikur gjendej në zonë gjatë epokës së fundit akullnajore ka kohë që është shkrirë, por Toka nuk është shkëputur tërësisht nga kjo barrë. Përderisa graviteti në një zonë është proporcional me masën në majë të atij rajoni, gjurma e akullnajës shtyn mënjanë pak nga masa e Tokës, graviteti është më pak i fortë në fletën e ngulitur të akullit. Deformimi i lehtë i kores shpjegon 25 – 45 përqind të gravitetit jashtëzakonisht të ulët; pjesa tjetër mund të shpjegohet nga një rrjetë në rënie që ka shkaktuar lëvizjen e magmës në mantelin e Tokës (shtresa poshtë kores së Tokës), kanë raportuar studiuesit në revistën “Science”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button