Thenie

Grimca urtësie për një ditë si kjo

Nuk do të na bënin keq disa “pilula” urtësie nga disa prej mendjeve më të ndritura që kanë jetuar mbi këtë Tokë. 

Tragjedia në jetë nuk është të mos arrish objektivin. Tragjedia është të mos kesh një objektiv për të arritur.

Gjithçka që ti dëshiron, ndodhet në anën tjetër të murit të frikës.

Sa më shumë flet për gjëra negative në jetën tënde, aq më shumë i afron ato. Fol për fitore, jo për humbje.

Zjarri është prova e floririt. Vështirësitë janë prova e njerëzve të fortë.

SENEKA

Nëse e vetmja lutje që thua ndonjëherë në jetën tënde, është një “Faleminderit”, kaq do të mjaftojë.

Meister Eckhart

Disa njerëz ankohen gjithmonë sepse trëndafilat kanë gjemba. Të tjerë, janë mirënjohës sepse gjembat kanë trëndafila.

Duaji të gjithë, besoju të paktëve, mos i bëj dëm askujt.

ëilliam Shakespeare

Dashuria është kur lumturia e personit tjetër është më e rëndësishme se e jotja.

Le ta takojmë gjithmonë njëri-tjetrin me një buzëqeshje. Sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë.

Nënë Tereza

Bëj që zgjedhjet e tua në jetë të jenë pasqyrë e shpresave të tua, jo e frikërave.

Nelson Mandela

Njeriu që nuk ndryshon asnjëherë mendim është si një pellg me ujë të ndenjur, dhe ai ushqen zvarranikët në mendjen e tij.

ëilliam Blake

Mos fito botën duke humbur shpirtin. Mençuria është më mirë se floriri.

Bob Marley

Më mirë të jesh luan për një ditë, se sa dele për gjithë jetën.

Leave a Reply

Back to top button