Enciklopedike

Grupi Bilderberg, të fshehtat

Screen Shot 2015-04-24 at 20.38.43

Nga të gjithë teoritë e konspiracionit për Rendin e Ri Botëror, kjo tingëllon si më e pranueshmja. Ata janë një organizatë reale, që takohet një herë, e shumta dy herë në vit, duke marrë me qera kate të tërë të hoteleve të largët e të kushtueshëm. Askush nuk e di se cilët janë anëtarët, përvec anëtarëve të tjerë, të cilët mund të jenë 20, apo disa qindra. Mendohet të jenë financierë të fuqishëm, biznesmenë, politikanë, dhe gjeneralë, qëllimi i vetëm i të cilëve është të kontrollojnë ekonomitë e botës, luftërat, politikën, cdo gjë që i ndihmon të fitojnë para. Henry Kissinger mendohet të ketë qenë anëtar dikur. Ka zëra se Tony Blair është anëtar. ka zëra edhe për dy Bushët, si edhe për Vladimir Putinin. Truprpojat e tyre në këta takime janë mercenarë të pajtuar privatisht. Grupi u formua gjatë Luftës së Ftohtë nga Joseph Retinger, i cili ka qenë CEO i Lëvizjes Europiane, një organizatë progresiste që kish si qëllim krijimin e një qeverie të vetme botërore. Lëvizja u financua nga CIA, dhe kontaktet e saj ishin në fakt një listë “kush është kush” e fuqive ushtarake dhe qeverive globale. Retinger besonte se bota mund të ishte në paqe nëse paqja ndërmjetësohej nga një grup i vogël i elitës botërore, duke e lënë publikun jashtë ekuacionit. Problemi me idenë e Retingerit është se grupi Bilderberg duhet të ketë fuqi absolute për ta bërë këtë, dhe nëse e ka këtë fuqi, lufta mund të ndërmjetësohet po aq kollaj sa edhe paqja. Teoria pretendon që Grupi Bilderberg ka marketuar të gjithë luftërat e mëdha të gjysmë shekullit të fundit, duke filluar me Luftën e Koreve, të dy luftërat e Gjirit, si dhe atë në Afganistan.

Prova më bindëse kundër tyre është se ata dihet që kanë diskutuar, në vitin 1955, nevojën për një treg europian të ndërlidhur ngushtë. Një vit e gjysmë më vonë, Tregu i Përbashkët Europian u krijua përmes Traktatit të Romës. Sa herë që shfaqet fjala “një qeveri e vetme botërore” mbështetësit e teorive të konspiracionit përmendin menjëherë Zbulesën. Tek Zbulesa përshkruhet Antikrishti, që nuk e merr botën me forcë, por përmes joshjes, si politikan.

Tani, teoria thotë se një prej anëtarëve të Grupit Bilderberg është në fakt i pushtuar nga Djalli, i cili sipas këtyre teoricienëve, po realizon në heshtje planet kundër nesh. Gazetarët nuk lejohen në mjediset e hoteleve ku mblidhet grupi, dhe shpesh janë kërcënuar me armë që të largohen. Jon Ronson, një gazetar në Channel 4 në Britaninë e Madhe, ka arritur t’i përvidhet forcave të sigurisë në një prej këtyre takimeve në Bohemian Grove, gjatë të cilëve ai pretendon se ka parë një shëmbëlltyrë njerëzore që digjej nën statujën e një bufi të madh.

Leave a Reply

Back to top button