Bota

“Grushtin e shtetit e organizoi CIA”

Screen Shot 2016-07-26 at 08.19.50

Grushtin e shtetit në Turqi e financoi CIA. Kjo është teza e gazetës turke Yeni Safak, një e përditshme shumë pranë Presidentit Erdogan.

Një foto e një ushtari dhe titulli me shkronja të mëdha: “Ky njeri drejtoi grushtin e shtetit”. Gazeta sulmon direkt gjeneralin amerikan John F. Campbell, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe CIA se kanë financuar grushtin e dështuar të shtetit, nëpërmjet një banke me bazë në Nigeri.

Ndërkohë vazhdon represioni në Turqi. Në drejtim të të paktën 42 gazetarëve janë lëshuar urdhër arreste: ata janë të akuzuar për mbështetjen e rrjetit të Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e konsideron si trurin e grushtit të shtetit që dështoi. Lajmin e ka raportuar CNN Turk, sipas të cilit në listë bën pjesë edhe gazetari veteran Ilicak Nazli, 72 vjec, prej kohësh kritik i presidentit Recep Tayyip Erdogan./bota.al

Leave a Reply

Back to top button