Bota

Günter Wallraff: “Duhet të ndalim histerinë kolektive, dhe të mësojmë nga izraelitët”

Screen Shot 2016-07-25 at 08.53.40

Shpirti i Gjermanisë, duke përfshirë edhe anët e saj të errëta, Günter Vallraff e njeh shumë mirë. Si gazetar, shpesh herë nën maskim, ai ka rrëfyer paragjykimet dhe abuzimin, derisa ka fituar reputacionin si “ndërgjegja” e Republikës Federale. Si qytetar, ai është një veteran i nismave anti-raciste.

Çfarë ndryshon në Gjermani?

Ka një pasiguri të caktuar, perceptojnë ndjenjat e pafuqisë dhe pasigurisë, një pjesë e caktuar duan t’ia hedhin fajin dikujt dhe shpejt. Asnjë nga ata që kanë ofruar ndihmë nga jashtë, nuk munden me të vërtetë të na ndihmojnë, as Obama, as Hollande. Tani është një problem gjerman. Risia qëndron në faktin se këtë herë kërcënimi nuk erdhi nga Kalifati, apo terrorizmi islamik, por nga një njeri i ri i cili kishte probleme me integrimin dhe në shkollë.

Si e gjykoni reagimin institucional?

Mund të ndërhyhej më parë. Do të ishte më mirë të shihnim atentatorin e Vyrsburgut në gjykatë, se sa të vritej. Por, për Mynihun ju nuk mund të fajësohet aspak policia.

Çfarë doni të thoni?

Ajo që vuri një qytet të tërë në gjunjë, ishte histeria kolektive, popullsia dhe media sociale, e cila ushqehej nga thashethemet, fliste për sulme në lagje të tjera … Të gjitha forcat policore në dispozicion u sollën në Mynih, dhe çfarë tjetër mund të presësh tjetër nga një atentator, në mos këto rezultate? Ne duhet të mësojmë nga izraelitët, ata nuk e lejojnë.

Si reaguan gjermanët?

Ne menjëherë menduam për ngjarjet në Bruksel, në Paris. Në vend të kësaj, çdo deklaratë e policisë ishte objektive, konkrete dhe synonte uljen e tensioneve. Histeria në rrjetet sociale ishte një tjetër çështje, në TV folën për dikë, që u hodh nga kati i dytë, pasi dëgjoi se ka pasur të shtëna në progres.

Si lind kjo histeri?

Mendoj se interneti ka një rol në këtë, përkeqëson ndarjet, ankthin, ideologjitë. Ky nuk është vetëm një problem i gjermanëve. Por e vetmja zgjidhje është një integrim më i madh. Ka njerëz të cilët ndihen të përjashtuar, nuk është një problem vetëm emigrantësh.

Ekziston rreziku që debati i acaruar, mbi terrorizmin islamik dhe emigracionin të ofrojnë një justifikim për shpërthimin e impulseve individuale?

Jo në rastin e Mynihut, aty nuk kishte asnjë lidhje me Islamin apo me emigracionin. Histeria krijoi një lidhje. Por ishte një gabim mbyllja e dyqaneve dhe restoranteve, ndalimi i transportit: do të thotë se shoqëria është një e burgosur e frikës. Ne duhet të mësojmë nga izraelitët, të cilët jetojnë me një kërcënim të vazhdueshëm dhe nuk lejojnë që t’i vërë nën kontroll. Tel Avivi është një nga qytetet më të gjallërishëm në botë, edhe më shumë se Berlini.

Tani, a do të ndryshojë shoqëria gjermane?

Kam frikë që po. Parti si Aleanca për Gjermaninë mund të shfrytëzojnë atë që ka ndodhur për të lidhur pasiguritë e njerëzve, me imigrimin. Ka një tendencë drejt ekstremit të djathtë, që është e rrezikshme.

Po a kanë frikë gjermanët?

Po, kanë frikë nga terrorizmi. Por duhet reaguar, duke ndihmuar edhe vendet që rezistojnë, si Tunizia, duke shkuar atje.

A mund të bëjë Europa diçka?

Duhet më shumë unitet, më shumë politikë e përbashkët, pra, më shumë politika nacionaliste dhe më shumë ideale. /Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button