Kuptohet, se Sizifi eshte heroi absurd. Ai eshte i tille si per pasionet ashtu edhe per vuajtjet. Percmimi per perendite, urrejtja per vdekjen dhe pasioni per jeten, bene qe te vuante nje denim te papare, ku e gjithe qenia perpiqet te mos perfundoje ne asgje. Ky eshte cmimi qe duhet paguar per pasionet e kesaj bote
Perënditë të zemëruara më tepër se kurrë, dërguan Hermesin dhe ky, pasi e kapi për zverku e hodhi në thellësitë më të errëta të nëntokës ku Sizifi u dënua, jashtëzakonisht rëndë. Ata i treguan Sizifit një copë shkëmb masiv dhe e urdhëruan që ta ngjitë atënë një majë mali por, menjëherë sa guri të arrinte këtu ai do të rrokullisej tatëpjetë e do të përfundonte përsëri në rrëzë, në fund.
Ai nuk do të mundte kurrë të plotësonte detyrën, do ta ngjiste pra deri në majë, gurin e turpit, do të mundohej, do të lodhej, djersa do të lante trupin e tij, pluhuri i zi do ta mbulonte nga koka në këmbë por, shkëmbi përsëri do t’i kthehej poshtë. Qëllimit do ti afrohej deri në buzë dhe për një fije, ai kurrë nuk do të mundte ta plotësonte atë.
Po t’i besojme Homerit, Sizifi eshte njeriu me i ditur dhe me kujdesshem midis te vdekshmeve. Megjithate, sipas nje tradite te vjeter, ate e terhiqte zanati i cubit. Nuk me duket kontradiktore. Opimionet jane te ndryshme per shkaqet perse u denua qe te bente ne ferr pune te padobishme. Para se gjithash, e denojne per mendjelehtesi ne sjelljet me perendite.
Homeri gjithashtu na tregon se Sizifi kishte lidhur me zinxhire Vdekjen. Plutoni nuk mund ta duronte kete pamje te shkrete te mbreterise se vet. Ai dergoi perendite e luftes te clironin vdekjen nga duart e nganjethimtarit.
Tregojne gjithashtu se Sizifit, ne prag te vdekjes, i hipi ne koke te vinte ne prove dashurine e gruas se vet. E urdheroi t’ia hithte trupin e tij te lene pa varr, ne mes te sheshit te qytetit. Per kete e cuan ne Ferr. Dhe atje, i zemeruar nga bindja e se shoqes, aq e kundert me dashurine njerezore, i mori leje Plutonit te kthehej ne toke per te ndeshkuar te shoqen.
Por, kur erdhi perseri ne toke, kur shijoi ujin e diellin, guret e nxehte e detin, nuk deshi te kthehej me ne erresiren e sketerres. Thirrjet, zemerimet e paralajmerimet, rane ne vesh te shurdher.. Edhe per shume vite ai jetoi ne harkun e nje limani, prane detit te shkelqyer dhe buzeqeshjes se tokes. U desh nje vendim i perendive. Merkuri erdhi dhe e kapi prej zverku te pabindurin dhe duke e shkeputur nga gezimet e coi me force ne ferr, ku e priste shkembi.
Kuptohet, se Sizifi eshte heroi absurd. Ai eshte i tille si per pasionet ashtu edhe per vuajtjet. Percmimi per perendite, urrejtja per vdekjen dhe pasioni per jeten, bene qe te vuante nje denim te papare, ku e gjithe qenia perpiqet te mos perfundoje ne asgje. Ky eshte cmimi qe duhet paguar per pasionet e kesaj bote.
Asgje nuk na thuhet me per Sizifin ne Ferr. Mitet jane bere per te ndezur imagjnaten. Ne mitin e siperpermendur, shohim vetem perpjekjet e trupit te tendosur per te ngritur nje gure te madh, per ta rrukullisur dhe per ta ngjitur pambarim nje te perpjete, dallojme fytyren e ngerdheshur, faqen e mbeshtetur te guri, nje shpatull nen gurin ne balte rreshqitese, nje kembe qe e mban, dy duar qe e mberthejne, sigurine plotesisht njerezore te dy duarve te bera me balte.
Ne mbarim te kesaj perpjekje te gjate, te kufizuar nga hapesira pa qiell dhe koha pa thellesi, qellimi arrihet. Atehere Sizifi shikon gurin qe ne pak sekonda rrokulliset drejt botes se poshtme, nga ku duhet te ngrihet perseri per ne maje. Ai perseri zbret ne fushe.
Në jetën e përditshme miti i Sizifit përdoret vijimisht dhe me një kuptim interesant, figurativ, duke nënvizuar stërmundimin e kotë, lodhjen pa fryt, lidhjet e shumta që ekzistojnë me punën pa qëllim dhe me situata që të kërkosh një gjë dhe të mos e arrish dot kurrë, edhe pse mundimi ka qenë i përditshëm, i tejlodhshëm, rraskapitës dhe ipaarritshëm…
Por le të shohim ç’thotë miti i Sizifit… Sizifi,biri i perëndisë së erërave, Eolit, i martuar me Meropin, një prej yjeve të shndritshëm të konstelacionit të pleadeve, me të cilën pati tre fëmijë.Ishte gjithashtu edhe pronar i një kopeje shumë të mirë lopësh.
Ai banonte diku aty, tek ujdhesa e Korintit. Pranë banesës së tij, pak më tutje vathës së lopëve, rronte Autolikusi një hajdut me famë dhe i paarritshëm, i cili krenohej se ish i biri i perëndisë Hermes. Thuhet se Hermesi i pat dhënë atij aftësinë që, aty ku fuste dorën e vidhte, çdo gjë transformohej.
Ndërkaq, thonë se edhe Sizifi ishte hajdut i zotë por, ndonëse i tillë, ai konstatonte plot shqetësim se kopeja e tij dalëngadalë po zvogëlohej dhe ajo e Autolikut gjithë e më shumë po zmadhohej. E kish pra të pamundur ta kapte hajdutin.
Megjithatë, nuk kaloi shumë dhe atij i ra ndërmend që të gdhendte në pjesën e poshtme të thundrave të lopëve dy kllapa, njëra përkundrejt tjetrës ( ), që disa duan të thonë se, në ato kohë, këto dy shenja përbënin gërmat e para të dy fjalëve, “vjedhur prej Autolikut”.Kështu me to (gjurmët e lopëve të vjedhura) kapi hajdutin e lopëve të tij.
Pastaj për një hakmarrje më të thellë, hyri në shtëpinë e hajdutit dhe i përdhunoi atij të bijën që quhej Antiklea. Nga ky bashkim i paligjshëm lindi Odiseja.Mitet thonë se Sizifi themeloi vendbanimin Efira, që më pas u njoh si Korint.Kur i vdiq i ati, Eoli, fronin ia mori pa të drejtë i vëllai, Salmoneu, atëherë Sizifi shkoi në orakulli i Delfit për t’u konsultuar se si duhej të vepronte.
Kështu, pasi dëgjoi Sizifi predikimin e orakullit, i erdhi për rreth Tirosë, mbesës së vet, vajzës së Salmoneut dhe e përdhunoi. Por Tiroja i vrau të dy fëmijët që lindi me Sizifin. Ky ndërkaq, akuzoi Salmoneun se ishte ky që kishte përdhunuar të bijën dhe se këta ishin fëmijët e tij të vrarë.
Populli i shqetësuar u ngrit dhe e dëboi Salmoneun e kështu fronin mbretëror e mori Sizifi.Ndërkohë Zeusi, rrëmbeu Egjinën një vajzë tepër e bukur dhe flinte me të diku aty rreth Korintit. Babai i saj, perëndia – lumë Asopus, erdhi këtu në kërkim të vajzës së zhdukur. Sizifi i tregoi gjithçka Asopusit rreth përdhunimit të vajzës prej kryeperëndisë, Zeusit.
Ky, pasi shpëtoi prej zemërimit prindëror, urdhëroi perëndinë e vdekjes Hadi, të kapte për fyti Sizifin, si ndëshkim për nxjerrjen e sekreteve të shenjta dhe ta hidhte në botën e të vdekurve. Sizifi i kërkoi atij t’i tregonte se si viheshin prangat dhe kështu e prangosi dhe e mbajti peng. U krijua një situatë e paparë ndonjëherë, tashmë që mungonte perëndia e vdekjes!