Shkence

Guruja Pat Robertson: Një asteroid do të godasë Tokën. E ka thënë Jezusi

guruja patToka do të zhduket. Pa kushtëzime, por me një siguri absolute: një asteroid do ta shkatërrojë tërësisht dhe kjo do të ndodhë javën tjetër, ndonëse dita ende nuk është sqaruar. Parashikimi apokaliptik ka ardhur nga Pat Robertson, një telepredikues i famshëm amerikan, i cili me shfaqjen e tij “Klubi 700” tërheq me mijëra telespektatorë. Guruja fetar, që ka shumë ndjekës dhe që pikërisht këto ditë ka botuar një libër “Fundi i kohës”, ka pohuar se parashikimi i tij nuk vjen ashtu si në tym, por ka një garanci të pamohueshme, atë të fjalës së Jezusit.

Asteroidi do të shkatërrojë botën, është parashikuar nga Jezusi. Do të errësojë qiellin, do të terrorizojë të gjithë popujt dhe të gjithë kombet.

Po përse duhet të ndodhë pikërisht javënq ë vjen? Kjo gjë nuk u shpjegua: nuk citohet asnjë prej Shkrimeve ku të jetë specifikuar që në javën e fundit të prillit 2014 bota do të marrë fund. Pat Robertson, në cilësinë e një guruje fetar televiziv, është përpjekur që të japë një shpjegim fantashkencor se cfarë do të ndodhë vërtetë javën tjetër: do të jetë graviteti i Jupiterit që do të shtyjë asteroidin drejt Tokës, duke shkaktuar shkatërrimin e saj.

Në një filmim të hedhur në “The Raw Story”, Pat Robertson tërheq vëmendjen për rreziqet që do të vijnë, duke u kërkuar njerëzve të jenë gati dhe të vazhdojnë të shpresojnë se Zoti do të shpëtojë vetëm ata që do i besojnë atij. Për të tjerët, nuk mund të bëhet asgjë: kur asteroidi të godasë tokën, ky do të jetë sinjali që Zotit i ka ardhur në majë të hundës, dhe ai do të rimarrë botën. Ose ndoshta thjeshtë po i bëhet reklamë librit të fundit, “Fundi i kohës”, me autor Pat Robertson.

Leave a Reply

Back to top button