Kinema & TV

Gwyneth Paltrow: E dua shumë Brad Pittin, për këtë arsye

Aktorja Gwyneth Paltrow ka thënë se e do ende shumë ish të fejuarin e saj Brad Pitt, për faktin se kishte kërcënuar të vriste manjatin e kinemasë Harvey Weinstein, pasi Paltrow i kish thënë Brad se Weinstein e ksihte ngacmuar seksualisht.

Gwyneth, që ishte 22 vjeç në atë kohë, ishte ftuar nga Harvey në dhomën e tij të gjumit për një masazh. Pasi kishte refuzuar, tha ajo, ai “më ulëriti për një kohë të gjatë”. Duke iu afruar Harveyt në një premierë në Broadway dhe duke e përplasur pas murit, Brad e kishte paralajmëruar: “Nëse e bën sërish të ndjehet keq, do të të vras”.

Gwyneth, sot 45 vjeç, tha në një emision radiofonik: “E dua shumë për këtë”.

Harvey u arrestua javën e kaluar nën akuzat për përdhunim, akte seksuale kriminale, abuzime seksuale etj. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button