Video

Hacker-ët bëjnë “kërdinë” në 80 milionë llogari të JP Morgan

https://www.youtube.com/watch?v=nUG7rbvJxeo

Eshtë gjithmonë shqetësuese të mësosh se hackerët kanë në duar informacionet e tua. Ajo që e bën këtë situatë edhe më të keqe se zakonisht është përmasa e skandalit. Më shumë se 80 milionë vetë janë prekur.
Eshtë një sulm kibernetik për të cilin kemi mësuar pikësëpari në muajin gusht.
Shtatë banka të mëdha ishin goditur, por këtë javë po dalin hollësi të reja, në mënyrë të vecantë, në lidhje me atë që ndodhi me klientët e JP Morgan. Emrat, adresat, numrat e telefonit, adresat e emailit dhe informacione të tjerë të brendshëm në lidhje me klientët u vodhën në atë që po rezulton të jetë një aksion masiv hacker-ësh.
76 familje janë prekur si dhe 7 milionë biznese të vegjël.
JP MorganLajmi i mirë? Hacker-ët nuk mundën të marrin informacione për llogaritë, si identitet përdoruesish, datëlindjet, dhe më e rëndësishmja, numrat e sigurimeve shoqërore dhe llogarive bankare.
Gjithashtu, JP Morgan chase thotë se nuk ka vërejtur ndonjë aktivitet të dyshimtë mashtrimi.
Por u ka bërë thirrje klientëve që nëse vërejnë ndonjë aktivitet të dyshimtë të njoftojnë bankën.
Në muajin gusht, kur u mësua lajmi JP Morgan bëri të ditur se për kompani të tilla të mëdha, sulme kibernetikë si ky, ndodhin pothuajse përditë.
Por këtë javë, kompania ka siguruar njerëzit se ajo monitoron llogaritë me shumë kujdes dhe se paratë e klientëve janë të sigurta.
Ndonëse nuk janë vjedhur informacione financiarë, njerëzit duhet të jenë gjithësesi të vetëdijshëm për risqet pasi hacker-ët munden gjithësesi mund të shesin adresat e emailit dhe informacionet personalë për të ashtuquajturit spam-er të cilët mund të godasin njerëzit me fushata emailesh me qëllim që të shkëpusin më shumë informacione prej tyre. Nuk dihet cilët janë hacker-ët

Leave a Reply

Back to top button