Enciklopedike

Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: Demokracia, viti 507 para Krishtit

Screen Shot 2015-07-07 at 22.54.08

Peter Jones

Demokracia u krijua në vitin 507 para Krishtit nga një athinas i quajtur Klisteni. Gjatë 100 viteve të ardhshëm, në Athinë dhe në vende të tjerëtë botës greke ai u zhvillua në një sistem radikal ku të gjithë qytetarët meshkuj nën 18 vjec mund të merrnin vendime për drejtimin e shtetit të tyre.

Pasoja ishte që nuk kishte më politikanë. Edhenjë figurë madhore politike athinase si Perikliu nuk kishte autoritet mbi ansamblenë popullore. Gjithcka që mund të bënte ai ishte që ti bindte se këndvështrimi i tij mbi gjërat ishte i drejti, por nëse atyre nuk u pëlqente, mund ta refuzonin.

Demokracia athinase është debatuar shumë, por mendoj se ka qenë e suksesshme. Ajo vazhdoi për 180 vjet deri kur u shkatërrua prej maqedonasve në 323 para Krishtit dhe ndërkohë që është hedhur akuza, se a qenë si sundim i turmës, unë mendoj se athinasit janë qeverisur në mënyrë të admirueshme. Unë besoj se njerëzit ishin plotësisht të aftë të merrnin vendime të ndjeshëm. Për të marrë një shembull, duke qenë se ishin njerëz që merrnin gjithë vendimet, ata mund të kishin votuar për vetveten që të përfitonin canta me flori dhe pensione të përjetshëm – por nuk e bënë.

“Demokracia” moderne mund të gjurmohet deri në kohën e Athinës, megjithatë ajo ku jetojmë sot është një oligarki e zgjedhur ku ne zgjedhim 650 deputetë për të marrë vendime në emrin tonë. Nuk ka asgjë të gabuar me oligarkinë e zgjedhur në vetvete, por do të doja të mos quhej demokraci sepse mua më duket që eksperimenti athinas ishte aq shumë i spikatur, i fuqishëm dhe tërheqës krahasuar me versionin e mekur që kemi sot. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button