Enciklopedike

Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: Mishngrënia – ndoshta Afrikë, 2.5 milionë vjet më parë

Screen Shot 2015-07-07 at 22.49.49

Felipe Fernández-Armesto

Unë nuk besoj në progresin human, por nëse më vini një pistoletë në kokë dhe nëse më duhet të gjej dicka me avantazh evolucionar për njerëzit, do të thoja se mishngrënia e hershme e paraardhësve ttanë hominidë kish një rëndësi të jashtëzakonshme.

Nëse je njeri që ha mish, kjo të ofron mundësinë të përftosh yndyrna dhe proteina që nuk gjenden në formë kaq të përqëndruar në burime të tjerë ushqimi. Jo vetëm kaq, por ndonëse mishngrënësit e parë hominidë kanë qenë pothuajse me siguri konsumuesh kërmash, parë në terma afatgjatë mishngrënia i coi ata në trajekstoren që coi drejt gjuetisë.

Gjuetia stimulon tiparet e pritjes sepse duhet të kesh aftësinë të shohësh atë që nuk është aty, të shohësh cfarë ka prapa pemës apo prapa kodrës. Unë besoj se një nënprodukt aksidental i këtij tipari pritjeje është superdhuntia e njeriut: imagjinata. Eshtë imagjinata jonë që u ka dhënë mundësi njerëzve të ndryshojnë me shpejtësi më të madhe se sa speciet e tjera si dhe aftësinë për të formuar një seri kulturash të ndryshme. Tiparet e të kaluarës njerëzore që janë të ndryshme nga ato të së kaluarës së kafshëve janë të gjurmueshme në imagjinatën tonë, e cila gjurmohet në kohë deri tek pritja dhe në një mënyrë indirekte mund ta gjurmosh deri tek mishngrënia.

Sot ka një konsensus të gjerë që mishngrënia ka nisur diku rreth 2.5 milion vjet më parë. Ne nuk e dimë përse ndodhi, por unë do të merrja si të mirëqenë se ja qenë një pasojë evolucionare e mungesës sonë të avantazheve krahasuar me speciet e tjera.

Në fakt ne jemi kafshë të projektuara shumë keq, sepse jemi të ngadaltë, na mungon zhdërvjelltësia, kemi vetëm një stomak, dhëmbë të dobët dhe s’kemi bisht. Ne jemi prapa në pothuajse gjithcka dhe prandaj kemi nevojë për tepri të instiktit të pritjes, më shumë se të gjithë krijesat e ngjashme me ne./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button