Shkence

Hapet Ambasada e parë e jashtëtokësorëve në Tokë!?

ambasadaGrupimi fetar që quhet “International Raelian Movement”, po synon që në Kanada të marrë një truall ku do ta ndërtojnë Ambasadën për alienët!

Ky grup mendon që tërë jeta në Tokë është krijuar nga një racë jashtëtokësore që quhet Elohim, si rezultat i një eksperimenti masiv shkencor. Ata besojnë se Elohim do të kthehet në Tokë kur të ndërtohet Ambasada me pistë aterrimi, raporton Huffington Post, transmeton Telegrafi.

Raelistët, siç e quajnë veten, po organizojnë një peticion për këtë. Vendi nuk është me rëndësi, por vetëm që të mos jetë afër Arktikut, sepse Elohimi nuk e duron të ftohtit!

Javën e kaluar ata një kërkesë të tillë e bënë në Izrael, por u refuzuan. Ndërsa, thonë se kjo Ambasadë do ta ndihmonte ekonominë kanadeze, sepse me dijet e Elohimit do të përparojnë në shkencë, si nanoteknologji, mjekësi, transport dhe biorobotikë.

Këtë lëvizje e ka krijuar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gazetari francez Claude Vorilhon. Më 2002 ata u bënë të njohur pasi pohonin se e kanë klonuar njeriun, të cilin e kanë quajtur Ever, por dëshmi për këtë nuk ka. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button