Me plis në kokë, italiani ka kënduar e kërcyer në hotelin, ku ishin sistemuar kuqezinjtë, bashkë me ndihmësit e tij në stafin teknik dhe Fatos Kadëna, njeriun që bën gjithçka gati për futbollistët prej vitesh.
Mbrëmë ka kënduar këngën “Te ura e shijakut”, ka kërcyer “Napolonin”, ndërsa sot, në autobus, rrugës nga hoteli për në Aeroportin e Jerevanit, i është bashkuar këngës së famshme “Xhamadani vija-vija”.
http://www.dailymotion.com/video/x39c3zr_de-biasi-kendon-xhamadani-vija-vija_sport
De Biazi nuk përmbahet. Ka festuar si i çmendur në fushë, me ndihmësin e tij, Tramezani, pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen ndaj Armenisë, por s’e ka ndalur aspak harenë me lojtarët e stafin e kombëtares. Me plis në kokë, italiani ka kënduar e kërcyer në hotelin, ku ishin sistemuar kuqezinjtë, bashkë me ndihmësit e tij në stafin teknik dhe Fatos Kadëna, njeriun që bën gjithçka gati për futbollistët prej vitesh.
Mbrëmë ka kënduar këngën “Te ura e shijakut”, ka kërcyer “Napolonin”, ndërsa sot, në autobus, rrugës nga hoteli për në Aeroportin e Jerevanit, i është bashkuar këngës së famshme “Xhamadani vija-vija”. Vargjet e kënduara të kësaj kënge oshëtinin në autobus, sepse tërë kuqezinjtë dhe De Biazi e kanë kënduar me patos, duke paralajmëruar kësisoji festën e madhe që do të organizaohet në Tiranë, prej orës 14:00, në Sheshin “Nënë Tereza”.