Bota

Hegjemonia gjermane, që Gjermania nuk e do

Hegjemonia gjermanë në Europë është një produkt i unionit monetar europian dhei krizës së 2008. Megjithatë, nuk qe Gjermania ajo që e deshi euron: qysh nga vitet Shtatëdhjetë, industritë eksportuese të saj kishin bashkëjetuar mirë me zhvlerësimet e vazhdueshme e partnerëve tregtarë europianë, në përgjigje të të cilave prodhimi manifakturist gjerman u postua nga tregje price-sensitive në tregje quality-competitive. Ajo që deshi një valutë të përbashkët evropiane qe sidomos Franca, për të tejkaluar poshtërimin e zhvlerësimit të frangës respektivisht dojçmarkës dhe, pas 1989, për ta kufizuar Gjermaninë e unifikuar në një Europë të bashkuar, mundësisht me drejtim francez

Screen Shot 2016-07-06 at 07.15.21

Wolfgang Streeck

Qysh nga konceptimi saj, euro qe një ngrehinë kontradiktore. Franca dhe vendet e tjera evropiane, si Italia, qenë të lodhura që duhej të ndiqnin politikën e përqindjeve të interesit prej monedhe të fortë të Bundesbankut, që ishte bërë de facto banka qendrore e Europës. Duke zëvendësuar Bundesbankun me Bankën Qendrore Europiane, ata shpresonin që të rikuperonin të paktën një pjesë të sovranitetit monetar të humbur në favor të Gjermanisë. Sigurisht që ideja ishte të bëhej në Europë një politikë monetare më pak e obsesionuar nga stabiliteti dhe më e orientuar drejt objektivash politikë e socialë, si punësimi i plotë.

Në të njëjtën kohë, François Mitterrand dhe Jacques Delors, Ministri i Financave i tij, por edhe Banca d’Italia, shpresonin që të siguronin një avantazh politik kundër partive komuniste dhe sindikatave duke e përjashtuar …

[real3dflipbook id=”1227″]

Leave a Reply

Back to top button