Bota

Helmut Schmidt: “Plagët, brezi im do t’i marrë me vete”. Intervista e fundit e Kancelarit…

Screen Shot 2015-04-29 at 16.14.21

“Gjermanët, në tërësinë e tyre, nuk ishin bashkëfajtorë”. Duke kujtuar fundin e konfliktit, që këto ditë shënon 70-vjetorin, ish kancelari gjerman Helmut Schmidt, 96 vjeç, hedh poshtë konceptin e fajit kolektiv të gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore. “Fajtorë ishin nazistët. Nëse kish një përgjegjësi kolektive, ajo ishte që një gjë e tillë të mos përsëritej më”.

Në 3 maj 1945, Hamburgu u dorëzua pa luftuar në duart e britanikëve. Ju ku ndodheshit atë ditë?
Isha i burgosur i anglezëve në territor belg, në një kamp pranë Brukselit.

Kur e morët lajmin e pushtimit të Hamburgut?
Jo në atë ditë që ndodhi. Në atë kohë, Hamburgu nuk kishte shumë rëndësi për mua. I rëndësishëm ishte fundi i luftës.

Kur mori fund lufta për ju? Kur u morët i burgosur?
Brenda meje e dija prej kohësh se si do të përfundonte. Kur Hitleri nisi fushatën e

Rusisë në qershor të vitit 1941, kuptova se do e humbnim luftën. Për këtë arsye u grinda dhe me Hermann Otjenin, që e quaja xhaxha. Ishte një koleg i tim eti, ashtu si ai mësues në një institut teknik. Ishte nazist, kapiten i rezervave, ndërsa unë një tenent i thjeshtë. I thashë që do të humbnim dhe që do të përfundonim duke jetuar në baraka, nëse do të shkonte mirë. Dicka nga historia e dija, dhe para syve të mi kisha fatin e Napoleonit në 1812 në dyert e Moskës.

Në atë kohë, a ishin të shumtë gjermanët që e konsideronin sulmin ndaj Rusisë një gabim strategjik?

Ndoshta ishin pak. Por, duhet thënë që unë isha një gjerman historikisht i vetëdijshëm, me babanë gjysmë hebre. Padyshim që kisha një qasje më kritike, në krahasim me masat. Mbi jetën time peshonte etnia e tim eti, nuk duhet ta bisedoja me askënd, as me atë vetë. Sipas ligjeve racore, isha një cerek hebre. Nuk e dija që nazistët do të vrisnin hebrenj, por e dija që i konsideronin kundërshtarë. Për këtë arsye nuk do të kisha mundur kurrë të bëhesha nazist.

Në pranverë-verën e vitit 1945 ju ishit i burgosur i britanikëve. Kur si dhe ju kapën?

Ndoshta në mars, apo në prill. Se ku, e mbaj mend shumë mirë: në një fshat pothuajse 8 kilometra në veri të Soltaut, në Saksoninë e poshtme. Kisha ardhur më këmbë, duke lëvizur gjithmonë gjatë natës. Në front kisha qenë për herë të fundit gjatë tërheqjes që pasoi ofensivën e Ardenës, në janar-shkurt 1945.

Si ju trajtuan britanikët?

Më trajtuan mirë. Por nuk kishin, që të na jepnin të hanim.

Kur, në fund të verës hytë në Hamburg, cfarë spektakli ju ofroi?

Unë panoramën e njihja tashmë, pasi në vitin 1943 kisha qenë në Hamburg gjatë bombardimit katastrofik.

Kur keni ndierë për herë të parë një ndjesi clirimi, përballë humbjes së Gjermanisë?
Në mënyrë të pavetëdijshme e provova relativisht herët. Vetëdijen e plotë e para ndoshta falë fjalimit që Richard von Veizsaeckerstenne, me rastin e 40 vjetorit të fundit të luftës, në vitin 1985.

Shumë pranë fshatit ku ju u kapët rob ndodhej lager-i i Bergen-Belsenit, sapo i cliruar nga britanikët. A dinit dicka?

Jo! Por gjatë marrjes në pyetje më pyetën për Bergen-Belsenin. Unë nuk dija asgjë.

Nuk dinit asgjë për shfarosjen sistematike të hebrenjve në kampet e shfarosjes?
Jo.

E dëgjuat për herë të parë gjatë kohës që ishit i burgosur?
Dicka po, por pjesën më të madhe e mësova në vitet që do të vinin.

Në atë kohë, a menduat se gjermanët do të duhej të paguanin një cmim të tmerrshëm për fajet e tyre?

Në atë kohë nuk mendoja politikisht. Nuk i konsideroja gjermanët fajtorë globalisht. Faji ishte i nazistëve. Gjermanët në tërësi nuk ishin bashkëfajtorë, por të gjithë gjermanët ishin përgjegjës për veprimet e kryer nga gjermanë të tjerë.

Asnjë faj kolektiv, por një përgjegjësi kolektive?
Përgjegjësia kolektive që dicka e tillë të mos ndodhë kurrë më.

Edhe vëllai juaj ishte në Vermaht?

Sigurisht, edhe kunati im. Ishim rregjistruar të gjithë.

Cfarë ndodhi me nazistët që njohnit, mësuesit tuaj apo fqinjët?
Njihja shumë pak nazistë, përvec Otjenit. Njihja dy, që të dy vdiqën. Kishin qenë miqtë e mi kur shkonim në shkollë, Kurti dhe Urseli. Urseli ishte bërë një nazist me bindje! Qau kur mësoi për vdekjen e HItlerit.

Cfarë shpresash për rilindje politike ushqenit në vitin 1945?
Konkretisht, asnjë.

Për hyrjen tuaj në PSD i detyroheni Schumacherit?
jo, i detyrohem një koloneli që e njoha gjatë kohës në burgim, Hans Bohnenkamp. Nën

nxitjen e tij, që në vitin 1945 shkova në Neugraben tek socialistët dhe në fillim të vitit 1946 u rregjistrova në parti. Në vitin 1946 bëmë gati dosjet për zgjedhjet e para administrative.

Duke parë fundin e luftës shtatëdhjetë vjet më vonë, a shihni plagë ende të pashëruara?
Nëse shoh nga dritarja e studios sime, shoh një lëndinë të gjelbër. Në krah të selisë së Die Zeit një herë e një kohë ka qenë gjimnazi i Johanneumit, që më vonë u përdor si bibliotekë, deri kur u bombardua. Rrënojat ishin ende aty kur hyra në këtë gazetë, në vend të saj donin të ndërtonin një kub prej

celiku dhe xhami. Në atë kohë e kundërshtova.

Këto janë plagët e jashtme.

Brezi im do i marrë plagët me vete në varr.

Mathiass Nass / Die Zeit. Përkthimi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button