Bota

Henry Kissinger ose kthimi i realpolitikës

 

Henry Kissinger ka drejtuar diplomacinë amerikane nën presidentët Nixon dhe Ford. Me të parin ka formuar një dyshe të pandashme, e hyrë në histori me emrin “Nixinger”

Screen Shot 2016-05-06 at 21.07.52

“Nuk mund të mbretërohet në mënyrë naive”, sokëllinte më ton akuzues Louis Antoine de Saint Just në rastin e procesit kundër Mbretit Luigji i XVI-të. Eksponenti i Konventës ishte në një pozicion të tillë që mund ta shprehte me të drejtë në këtë kuptim dhe nuk do të guxonim ta kundërshtonim e të shfajësonim më pas “pushtetin” dhe drejtuesit e tij. Kurse politika e Henry Kissinger ka qenë në fakt një diçka përtej të mirës dhe të keqes: popullariteti i personazhit ka vuajtur, por qëndrimi i tij në Departamentin e Shtetet u ka mundësuar Shteteve të Bashkuara që të shënojnë pikë të çmuara në konfrontimin me Bashkimin Sovjetik.

Në gjykatën e historisë nuk kanë munguar “prokurorë” të gatshëm që ta çojnë në ferr. E majta pacifiste e ka konsideruar një kriminel lufte, e djathta antikomuniste një agjent sovjetik, hebrenjtë një antisemit dhe antisemitët frymëzuesin e një komploti hebraik botëror. Deri drejtësia është interesuar për Kissinger: prokurorë argjentinas, spanjollë e francezë kanë kërkuar, më kot, që ta nxjerrin përpara gjykatave të tyre këshilltarin shumë të fuqishëm…

[real3dflipbook id=”1108″]

Leave a Reply

Back to top button