Bota

Heroina që shpëtoi dhjetëra njerëz në ‘Bataclan’: Ju tregoj horrorin që pashë me sy

Screen Shot 2015-11-15 at 09.39.54Margarida Sousa është padyshim heroina e mbrëmjes së 13 nëntorit pasi u shpëtoi jetën dhjetëra personave.

E moshuara që jeton përballë sallës së koncerteve “Bataclan” ka pritur në shtëpinë e saj gjatë sulmeve terroristë dhjetëra persona të plagosur që vraponin të tmerruar.

Ajo ka dhënë një intervistë për Mirror ku tregon skenat e horrorit që pa me sy.

“Ishin të paktën 40 veta që vraponin drejt ndërtesës për të shpëtuar. 6 ishin në gjendje të rëndë dhe një vajzë kishte dy plumba në shpinën e saj. Shumica kishin plagë të lehta ndërsa 6 persona ishin të plagosur rëndë. Ishte e tmerrshme. Kishte gjak gjithandej. Të gjithë ishin në panik”, rrëfen e moshuara që jeton prej 24 vjetësh në Paris.

“Sapo të plagosurit erdhën në shtëpi njoftova policinë dhe mjekët. Ata erdhën pas disa minutash dhe më ndihmuan të kujdesesha për të plagosurit. Policia mbrojti ndërtesën dhe bëri gjithçka mundte për të mbrojtur njerëzit në të. Të plagosurit u transportuan në spital. Nuk e mësova dot emrin por ishte një vajzë e plagosur rëndë që u transportua në spital. Nuk e di nëse mbijetoi apo jo. Shpresoj t’ia ketë hedhur”, rrëfen Sousa.

“Margarita ishte e mrekullueshme. U kujdes për çdo të plagosur dhe bëri më të mirën e saj”, treegon një fqinj i të moshuarës./a.l/TemA

Leave a Reply

Back to top button