Bota

Hetohet gjetja e një çante me 54 duar në Siberi

Një çantë me 54 duar të prera u shfaq në një rrip toke në lumin jashtë qytetit të Khabarovsk –it në Rusi. Hetuesit thonë se nuk është vepër e një vrasësi serial, por një rezultat i një neglizhence ilegale. Sipas “The Siberian Times”, zbulimi rrënqethës u krye nga peshkatarët vendas që fillimisht u ndeshën me një dorë që dilte mbi sipërfaqen e ngrirë, njoftuan policinë dhe u gjet më pas një çantë e tërë me ekstremitete humane, disa të dekompozuara dhe pa gishta. Imazhet rrodhën shpejt duke shkaktuar konfuzion dhe spekullime tek përdoruesit e rrjeteve. Disa nga versionet më rrënqethëse ishin ato të ritualeve të kanibalëve, të trafikimit të organeve, megjithatë komiteti i hetimit rus shprehet se mbetjet biologjike nuk janë me origjinë kriminale. Hetuesit ende nuk kanë mbërritur në një përfundim për këtë incident dhe se ka filluar një hetim mbi punën e të gjitha organizatave mjeksore dhe juridike për eliminimin e mbetjeve biologjike. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button