Bota

Hija e Kalifit në naftën e Libisë

Screen Shot 2015-12-05 at 20.00.13

Vazhdon përparimi i ISIS-it në Libi. Shteti Islamik mund të mbështetet tashmë në 4 mijë militantë. Qytetet e kontrolluar nga xhihadistët janë Sirte, Havarah dhe Navfalia. Po kështu, trupat e Kalifit janë të pranishme edhe në Bengazi dhe Derna. Por evolucioni i planit xhihadist të luftës parashikon një lëvizje konkrete, që mund të forcojë praninë e tij në të gjithë Libinë qendrore dhe lindore. Në këtë kuadër, shqetësues janë informacionet që vijnë nga shërbimet e fshehtë britanikë. Prej javësh, xhihadistët e ISIS kanë filluar të vrasin udhëheqës dhe shefa ushtarakë të militantëve ushtarakë në Agedabia, qyteza e vogël pak kilometra larg bregdetit, pak a shumë në gjysmën e rrugës mes Sirtes dhe Bengazit. Agedabia është një nyjë shumë e rëndësishme në zonën më të pasur me naftë të Libisë; është pak kilometra larg nga puset, naftësjellësit dhe portet e ngarkimit, është në rrugën për në Bengazi dhe është e lidhur me jugun e vendit, me rrugë që mbërrijnë në Sudan, Cad dhe Niger.

Dhe kështu, prej disa javësh, vazhdon një seri vrasjesh. Janë goditur Salah Al Mascheti, i këshillit komunal të Agedabias; më pas imami Saleh Rahil, profesor universiteti në Bengazi dhe komponent i Departamentit të Studimeve të Larta Islamike. Më tej, shefi i shërbimeve të fshehtë ushtarak të Agedabias, koloneli Ateya Al Oreibi; farmacisti dhe imami salafit Faraj Al Aribi. Sheiku salafit Mahmoud Bouravi al Hamal, i vrarë me një autobombë pranë Pallatit Fatimid në Agedabia. Nëse SHteti Islamik do të arrijë të konsolidohet në Agedabia, mundsitë e tij për të furnizuar militantët që luftojnë në Bengazi do të jenë shumë më të mëdha. Dhe këtë herë, problemi i ISIS do të trokiste direkt në portat e Europës./Giornale

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button