Bota

Hilari bëri “mea culpa”, por debati vazhdon për emailet “e fshirë”

Screen Shot 2015-03-11 at 12.45.25

Hilari Klinton nuk ia doli të shuajë kritikat për llogarinë e saj private të emailit të martën në mbrëmje, pasi zyra e saj la të kuptohet se Klinton ka fshirë më shumë se gjysmën e emaileve përpara se t’i forëzonte për t’ia paraqitur publikut amerikan.

Në një deklaratë të nxjerrë pas konferencës së shtypit që ishte menduar t’u jepte fund debateve një javorë, zyra e Klintonit bëri të ditur se ajo nuk kishte ruajtur 31830 nga 62320 emailat që kish dërguar dhe marrë gjatë kohës që ishte Sekretare Shteti. “Pasi emailet e saj të lidhur me punën u identifikuan dhe u ruajtën, Sekretarja klinton zgjodhi që të mos mbante emailet e saj privatë, personalë”, bëri të ditur zyra e Klintonit.

Republikanët e akuzuan Klintonin për bllokim të transparencës. Nuk mund të konfirmohej nëse arkivat e fshirë përfshinin mesazhe të dërguar dhe marrë nga Klintoni e që kishin lidhje me fondacionin e saj filantropist. Donacionet për fondacionin nga qeveritë dhe korporatat e huaja janë në qendër të një tjetër debati të ndezur në Amerikë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button