Analiza

Hilari në krizë identiteti

Screen Shot 2015-06-19 at 17.38.16

Nga Josh Kraushaar

Në 16 qershor, Hilari Klinton ofroi me vonesë arsyetimin e saj, se përse po kandidon për presidente, duke theksuar ndër të tjera se ajo është një luftëtare me përvojë, që do të mbrojë me forcë politikat progressive, për të rritur të ardhurat e amerikanëve të pakënaqur.

Ishte një fjalim i hartuar mirë dhe i nevojshëm, për t’iu kundërvënë lajmërimeve pafund në lidhje me statusin e saj për mbajtjen e fshehtë të serverit me e-maile si sekretare e Shtetit, për shmangien e shtypit dhe të votuesve të rregullt, gjatë fillimit të fushatës së presidenciale.

Por në të njëjtën kohë, fjalimi theksoi se çfarë do të bëjë fushatën e Klintonit një përpjekje sfiduese – ishte e shkëputur nga realitetet politike të momentit. Ajo anashkaloi çështjet e diskutueshme përçarëse në partinë e saj, i shmangu tërësisht të tjerat, dhe dukej si një populiste e rilindur, pavarësisht të qënurit një nga gratë më të pasura në vend.

Ajo mezi e përmendi rolin e saj si sekretare shteti, apo shërbimin si senatore e Nju Jorkut. Larg nga të qenit e bindur se vendi ka lëvizur ndjeshëm në të majtë, sikurse e theksoi një nga këshilltarët e saj kryesorë, Klinton dukej sikur ishte mbrojtëse e basteve të saj, duke shpërfaqur ide liberale ndaj marrjes së pozicioneve të forta në çështje specifike.

Në mënyrë klasike, ajo u ngrit kundër pabarazisë së të ardhurave, ndërsa argumentoi se një ekonomi në rritje do të heqë të gjitha pengesat. Ajo e sulmoi Uoll Stritin për teprime, ndërsa lavdëroi investimet e kompanive të tjera për përfitime afatgjata.

Ajo i referohet prioritetet progresive, si ndryshimi i klimës dhe të drejtat e zgjeruara të votimit, pa i bërë ato thelbin e fushatës së saj. Ajo është një kandidate në mes të një krize identiteti, duke u përpjekur të apelojë ndaj bastioneve të panumërta të Partisë Demokratike, ndërsa forcon një mesazh të përgjithshëm, që mund të apelojë për “të gjithë amerikanët”, sikurse pretendon edhe vetë.

Do të jetë jashtėzakonisht e ndërlikuar për të që të dredhojë gjatë gjithë rrugës, përmes një fushate të gjatë, pa vuajtur pasojat e mospërputhjeve të mesazheve të saj. Në botën e Klintonit, presidenti Obama nuk është përgjegjës për asnjë nga sëmundjet ekonomike që ajo përshkruan. Vetëm republikanët janë.

Fjalimi i saj, merr një kthesë të papërshtatshme në raport me fushatën e fundit presidenciale, duke anashkaluar tërësisht rolin e presidentit aktual në rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, edhe pse politikat e tij nuk kanë krijuar mundësi të mjaftueshme për numrin në rritje të amerikanëve, të lënë në marxhinat e shoqërisë.

Në mendimin e Klinton, bota është një vend mjaft i sigurtë. Ajo përmendi me masë çështjen e sigurisë kombëtare në fjalimin e saj 45-minutësh, duke u përqëndruar më shumë tek “lajmet e mira” nga jashtë, sesa mbi kërcënimin në rritje që paraqitet nga ana e grupeve terroriste.

Ajo foli më shumë rreth punës së saj në epokën e presidentit Nikson, si një avokate në Fondacionin e Mbrojtjes së Fëmijëve, sesa mbi atë çfarë arriti në detyrën e Sekretares së Shtetit.

Është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se politika e jashtme, është një dobësi serioze në fushatën e saj, ndonëse një numër në rritje votuesish e renditen atë si një përparësi kryesore për presidentin e ardhshëm. (Është thënë shpesh se këshilltarët e Klintonit, nuk mendojnë se politika e jashtme do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale). Në perspektivën e Klintonit, debati mbi tregtinë e lirë që e ndan partinë e saj në Uashington, është krejtësisht i parëndësishëm për fushatën e saj.

Ajo nuk e pati fare në referencë gjatë fjalimit në Nju Jork, dhe i dha një përgjigje sfilistëse në Ajoua dhe Nju Hempshajër. Fushata e saj, është shndërruar në një formë  arti të shmangies së pyetjes nëse ajo mbështet presidentin aktual, në ndonjë nga nismat e tij trashëgimilënëse. Për një kandidate që e etiketon veten si një luftëtare, frika për trajtimin e kësaj çështje, bie ndesh kundër imazhit të kuruar me kujdes.

E gjithë kjo shmangie, i dobëson argumentat e fushatës së saj, në përshtatje me prioritetet anketuesit të njohur Xhef Garin se “qendra e politikës amerikane, ka lëvizur majtas për shumë çështje të rëndësishme”.

Kjo është sigurisht e vërtetë për martesat e homoseksualëve. Por mbi tregtinë, është baza e liberaleve që po ecën në një hap me opinionin publik. Sondazhi i NBC / Wall Street Journal muajin e kaluar, tregoi se për herë të parë në 15 vjet, më shumë amerikanë besojnë se tregtia e lirë i ndihmon Shtetet e Bashkuara, sesa i shkakton probleme.

Sa për sigurinë kombëtare, një studim i kohëve të fundit të qendrës kërkimore “Peë”, tregoi se republikanët udhëheqin me një diferencë dy shifrore ndaj demokratëve, si partia më e mirë-pajisur për t’u përballur me terrorizmin.

I njëjti studim, tregoi se republikanët me diferencë të ngushtë prej 3 pikësh mbi demokratët, mbi atë se kush ka vizionin më të mirë për të trajtuar ekonominë- dhe në kundërshtim me urtësinë konvencionale – prapa me 2 pikë për çështjet e emigracionit.

Kjo vështirë se mund të konsiderohet një mbështetje për një fushatë agresive liberale. Ka ndërkaq një kosto oportune në trajtimin e çështjeve bazë në kurriz të një mesazhi të përgjithshëm mbi ekonominë dhe sigurinë kombëtare.

Deri në fjalimin e Klintonit ditën e shtunë, fushata e saj u duk se kënaqte, teksa aktivizonte pjesë të vogla të elektoratit në çështjet e hershme, si reforma e financimit të fushatave zgjedhore dhe ndryshimet klimatike.

Për të fituar mbështetjen e hispanikëve, ajo premtoi se ajo do të legalizojë më shumë emigrantë pa dokumenta, nëpërmjet urdhërave ekzekutivë të Presidentit Obama. (Unë nuk jam duke argumentuar rëndësinë apo mungesën e tij, të asnjërës prej këtyre çështjeve, thjesht po vë theksin se ato renditen më poshtë në mesin e prioriteteve të votuesve.)

Ruth Marcus i “Uashington Post” e quajti këtë “një lënie pas dore me një qëllim”, duke argumentuar ka pak dobësi në marrjen me këto çështje anësore, për të cilat shumica e amerikanëve nuk bien dakord. Por rreziku i vërtetë për Klintonin, është se duke u fokusuar në çështjet që kanë pak prioritet për amerikanët, ajo po lë pas dore trajtimin e çështjeve qendrore, të cilat i interesojnë shumicës së amerikanëve.

Të shkosh shumë larg në atë drejtim, nuk ka më një pikë kthimi. Sfida e Klintonit, është të shmangë të menduarit për gjërat e vogla, me të cilat dështoi një tjetër demokrat, ish-senatori i i Kolorados, Mark Udall, për t’u rizgjedhuer në këtë post, gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit që u zhvilluan  vitin e kaluar.

Fushata e Udall u përqëndrua aq shumë tek çështjet e vogla, votueset femra beqare duke akuzuar kundërshtarin e tij se mbështet kufizimet mbi kontraceptivët, saqë harroi çështjet më thelbësore.

Ai në fakt pati sukses në nxitjen e pjesëmarrjes në mesin e grave beqare në votime, dhe duke fituar mbështetjen e tyre me një lumë votash prej 36 pikësh diferencë, por në kurriz të kthimit të gjithë të tjerëve kundër.

Si përfundim, Udall fitoi vetëm 46 përqind të votave, në një nga shtetet më të rëndësishme si fushë beteje edhe për presidencialet e vitit të ardhshëm. Për shkak të krediteve të saj, Klinton e rriti mjaft stekën e pretendimeve të saj në fjalimin e saj në “Ruzvelt Ajlënd”, duke e lidhur biografinë e saj dhe historinë e Partisë Demokratike në një thirrje për të luftuar për gjithë ata që janë lënë mënjanë.

“Unë nuk po kandidoj për disa amerikanë, por për të gjithë amerikanët”-tha ajo. Pyetja e madhe që ngrihet, është nëse strategjia e saj e fushatës do të përputhet me retorikën e nivelit të lartë, apo nëse Hilari do të mbetet e kënaqur teksa qëndron në jehonën e dhomës dhe marshon drejt emërimit si kandidate zyrtare.

Burimi: “National Journal”

Në shqip nga: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button