Bota

Hillary Clinton bën zbulimin: Ja sa i duhet një presidenti amerikan për të lëshuar bombën atomike

screen-shot-2016-10-21-at-09-21-30

Një ndër temat e diskutuara gjatë debatit të tretë dhe të fundit presidencial, mes Donald Trumpit dhe Hillary Clintonit, ka qenë edhe ajo e përdorimit të armëve bërthamore.

Me tensionet në botë që sa vijnë e shtohen, kandidatja favorite për të qenë presidente, Hillary Clinton, ka zbuluar edhe kohën që i duhet një presidenti amerikan, për të lëshuar një armë bërthamore, e bashkë me të, edhe për të nisur një luftë të tretë botërore.

Sipas saj, duhet të kalojnë jo më shumë se 4 minuta, nga dhënia e urdhërit për përdorimin e armës bërthamore, deri në zbatimin e këtij urdhëri.

Clintoni me anë të këtij detaji i është përgjigjur deklaratave të Trumpit, i cili ka thënë disa herë që, përse të mos i përdorim armët bërthamore, përsa kohë që i disponojmë ato. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button