Horizonti.al

Hirotugu Akaike, matematikani i statistikave më të sakta

Pak shkencëtarë kanë nderin që t’u përdoren zbulimet vazhdimisht në të gjithë botën, pa qenë njohur për më shumë përveç se mbajnë mbiemrin në zbulimin e tyre. Hirotugu Akaike  është një nga këto raste të çuditshme ku zbulimi i tij nuk shoqërohet me rrugëtimin e tij akademik dhe jetësor, përveç punimeve shkencore. Kjo rrethanë tregon dy aspekte të personalitetit të tij: figurë me profil të ulët dhe që i është kushtuar kërkimeve. Hirotugu Akaike  lindi në 5 nëntor 1927 në provincën japoneze të Shizouka-s shumë afër malit Fuji.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore studioi matematikë në universitetin e Tokios, gjatë këtyre viteve u martua dhe nga kjo martesë pati tri vajza. Bashkëshortja i vdes herët dhe kjo rrethanë do ta shënjonte për gjithmonë edhe pse me nxitjen e vajzave u rimartua. Karriera profesionale e tij u zhvillua nga 1952 – 1994 në Institutin e Statistikave Matematikore në Japoni ku mori postin e drejtorit të përgjithshëm para se të emërohej profesor. Në fillim të viteve 1950 i riu shkencëtar, Hirotugu Akaike  bëri pyetjen e rëndësishme se si mund të ndryshonte rezultati i një statistike sipas variableve që ndërfutim. Pas më shumë se dy dekadash kërkimi arriti në përfundimin me një ekuacion të njohur si “Kriteri i informacionit të Akaikes”.

Me Kriterin e informacionit të Hirotugu Akaike-s (AIC) analistët përzgjedhin një model mes një sërë opsionesh që u lejon të njohin afërsinë me rezultatet reale. AIC bazohet në teorinë e informacionit të të dhënave që disponojmë. Për matematikanin japonez ishte e rëndësishme si eksperienca ashtu edhe kreativiteti dhe për të gjetur një zgjidhje të problemit të statistikave. Në vitin 2006 Hirotugu Akaike u shpall fitues i çmimit Kyoto për zbulimin e këtij kriteri, AIC mes shumë arritjeve të tjera. Vdiq në vitin 2009 në moshën 81 vjeçare. Ai ishte në gjendje të realizonte një sistemim sesi të përballemi me një çështje të kësaj displine matematikore dhe për më shumë afërsinë e rezultateve më të sakta të mundshme me ato reale. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button