“ – “Ç’kemi, mami! Kam ardhur pak me vonesë, por doja thjesht të kaloja për të përshëndetur”.
– “Unë jam përherë e lumtur që të shoh. Po pres vëllanë tënd. Nuk ka ardhur akoma nga shkolla, por sapo të vijë, do ta takosh!”
– “Nuk ia vlen ta presësh, ma, me siguri do jetë me shokët e tij. Çfarë punimi po bën me shtizat?”
– “Ah, po. Nuk të thashë më parë, por po bëj një triko për vajzën time. I pëlqen ngjyra portokalli. Jam duke e pritur, akoma nuk është kthyer në shtëpi”.
E shoh në heshtje, ndërkohë që thurr trikon pa folur. Kalojnë minuta të tëra dhe vazhdon punën e saj pa u ndjerë, pa e pasur fare mendjen tek unë. Herë pas herë e ngre kokën, e ngul vështrimin në një pikë fikse, pastaj i ul sërish sytë dhe vazhdon thurr trikon. Duket triko për një vajzë të vogël. Ndoshta më mendon akoma fëmijë në mendjen e saj. Çohem dhe e puthm ajo më sheh në sy e buzëqesgyr. Për një moment lumturohem por pastaj lumturia më zbehet tejsa më thotë: “Mirupafshim”, edhe pse thellë-thellë e prisja këtë reagim.
Ajo nuk e mban mend se kush jam. Më kujton vetëm me momente. Në pjesën më të madhe të kohës qëndron duke pritur fëmijët të kthehen në shtëpi, ndërkohë që ua ka harruar fytyrën fëmijëve. Do të bëja gjithçka për t’ia rikthyer kujtesën, edhe pse e di që është e pamundur të bëhet. Ndaj, herë pas here e përqafoj dhe ndiej aromën e parfumit të sa, përpara se të vazhdoj me punët e mia dhe ta lë atë të presë dhe të zhytet në botën e saj pa kohë”. – Nga interneti, autor anonim
Është realisht shumë e dhimbshme të kesh një familjar që vuan prej problemeve me kujtesën. Ai mund tëtë shohë dhe mos të të njohë. Të jesh aty dhe të mos e dijë se kush je ti për të. Për fat të keq, raste të tilla ka plot dhe shpresojmë që një ditë, ashtu siç shkenca ka ecur përpara për shumë gjëra, të gjejë edhe njëkurë për demencën.