“Kam humbur dy fëmijë përpara djalit tim, Samuel. Kujtoj kohën kur nuk po ngelesha dot shtatzënë. Sa shumë vuajtje më shkaktonte kjo gjë, aq sa herë pas here mendoj për femrat që duan të bëhen nëna dhe nuk munden. Ajo çfarë dua të them, dhe që e besoj fortësisht, është se një femër lind për të qenë nënë, me ose pa fëmijë, dhe besoj se secila nga ne e ka mundësinë për t’i treguar vetes se kush është realisht”. – Giorgia
Është realisht një situatë delikate dhe e dhimbshme, kur Zoti nuk të bekon me një fëmijë, sidomos kur je femër. Personalisht mendoj se çdo femër duhet të bëhet nënë, por jo gjithmonë ndodh ajo që duam, apo ajo që duhet të ndodhë. Për fat të mirë, në ditët e sotme ka një zgjidhje. Shkenca dhe mentaliteti i shoqërisë kanë ecur përpara dhe janë gjetur plot metoda alternative, që nga fertilizimi in vitro e deri tek birësimi.
Për të gjitha ato femra që nuk po munden të bëjnë dot fëmijë dhe fertilizimi in vitro nuk u ka shërbyer, nuk ka asgjë të gabuar të mendohet edhe birësimi. Duke birësuar një fëmijë, i jep atij mundësinë të rritet në një familje dhe kështu shndërrohesh në një nënë për të, pasi prind nuk është ai që të lind, është ai që tërrit. Në këtë mënyrë e ndjen dhe mëmësinë, e cila është tepër e domosdoshme për çdo femër.
Ndaj, nëse gjendesh në një situatë të tillë, mos u demoralizo. Nuk je e vetmja dhe nuk ka asgjë të gabuar. Mos e konsidero këtë situatë si një ndëshkim, pasi nuk ke bërë asgjë për ta merituar. Konsideroje si njëvështirësi që duhet ta kalosh dhe do ta kalosh. Nëse ke në dorë të lumturosh veten dhe një qenie tjetër njerëzore, bëje. Birësoje atë dhe ke për t’u ndjerë padiskutim e bekuar.