Si kanë ndryshuar banesat e New York-ut, që prej vitit 1500 e deri më sot?
Këtë e gjeni te përshkruar në një ide origjinale dhe shumë të gjetur, pasqyruar përmes një videoje të projektuar ne një ashensor që niset qe nga niveli i detit për tu ngjitur në maje të One World Trade Center, ndërtesë që ka zënë vendin e Kullave te famshme binjake.
Videoja është publikuar nga New York Times dhe ajo pasqyron rrugën e një ashensori që zgjat vetëm 47 sekonda dhe që na lejon ne të udhëtojmë në kohë dhe gjatë ngjitjes projektohet evolucioni urbanistik i qytetit, ndërtimet e ndryshme, përfshi ura, ndërtesa, qiellgërvishtësit e famshëm, për te arritur deri në katin e 102 të ndërtesës më të re, One World Trade Center, ndërtesë që ka zënë vendin e Kullave të famshme binjake. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2VWtu0OzR_Q