Motivuese

Historia e dhimbshme e triumfit të Nelson Mandelës në jetën e vet…

Emri i lindjes së Nelson Mandelës përkthehet “telash”. Ai u lind në një fshat të vogël në Afrikën Jugore. Familja e tij jetonte në një “shtëpi” barakë dhe nuk e përballonte dot blerjen e një sasie të mjaftueshme të ushqimit. Kur ai ishte 9 vjeç, i vdiq i ati nga një sëmundje në mushkëri dhe kjo u bë arsyeja se pse ai u dërgua të jetonte në një familje tjetër, e cila vendosi ta birësonte.

Ai i ndoqi studimet në një shkollë që përbëhej vetëm nga një klasë dhe studionte histori, gjeografi dhe anglisht. Ajo që Nelson Mandela pëlqente ta studionte në detaje, ishte historia e popullit afrikan. Por sikur të mos mjaftonte gjithë presioni psikologjik i të qenurit i rritur në një familje tjetër, një ditë kur ai u kthye nga shkolla, zbuloi se familja e re kishte vendosur që ai të martohej. I ndjerë tmerrësisht i zhgënjyer nga ky vendim i papritur, Mandela vendos të largohet nga shtëpia.

Në atë kohë ai vendoset në Johannerburg ku gjen një punë dhe vazhdon studimet e ndërprera. Ishte pikërisht ky qytet që i hapi sytë Mandelës lidhur me dhunën, diskriminimin dhe pabarazitë që ekzistonin për popullatën me ngjyrë. Shumica e tyre ishin të detyruar të jetonin në geto dhe ishin të përjashtuar prej kujdesit shëndetësor. Pasi u përball me një realitet të tillë, Nelson Mandela u përfshi në çdo nismë për ta kundërshtuar atë realitet.

“Unë mësova se guximi nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi frikën. Personi i guximshëm nuk është ai që nuk ndjen frikë, por ai që e zotëron frikën”, është shprehur vetë Mandela. Për 20 vite me radhë, ai ndoqi fushata të ndryshme paqësore dhe jo të dhunshme kundër qeverisë së Afrikës Jugore. Kjo zgjedhje e bërë nga vetë ai, u bë dhe arsyeja e arrestimeve të tij të njëpasnjëshme duke bërë që Mandela të kalonte plot 27 vite në burgje. Në burgje, ai u infektua prej tuberkulozit dhe duke qenë një i burgosur politik, mori mjekimin më të kotë kundër tuberkulozit. Por ai sërish nuk u ndal.

Falë këmbënguljeve të vazhdueshme dhe vullnetit të tij të hekurt, Mandela arriti të diplomohej në Drejtësi, duke u bërë një simbol i fuqishëm i rezistencës dhe duke fituar mbështetje nga shumë vende për nismën e tij. Kjo gjë bëri të mundur lirimin e tij nga burgu, më 11 shkurt 1990. Nelson Mandela u nderua edhe me çmimin “Nobel” për paqen, për shkak të aktivitetit të tij lidhur me të drejtat civile dhe u zgjodh i pari president në mënyrë demokratike në Afrikën Jugore.

Historia e tij është një tregues se: “Ajo që ka rëndësi në jetë, nuk është fakti që kemi jetuar, por ndryshimi që kemi sjellë në këtë botë, gjë që përcakton kuptimin e jetës që kemi jetuar”.

Leave a Reply

Back to top button