Motivuese

Historia e një djali dhe nënës së tij

Nëna ime kishte një sy. Unë e urreja… më fuste shumë në siklet. Ajo kishte një dyqan të vogël në një treg gjërash të vjetëruara. Ajo mblidhte barëra për të shitur… çdo gjë për paratë që na duheshin. Ishim kaq të turpëruar.

Një ditë në shkollë fillore, më kujtohet ishte ditë ekskursioni dhe nëna erdhi në shkollë. Ndihesha kaq i turpëruar. Si mund të ma bënte këtë gjë? I hodha një vështrim gjithë inat dhe u largova. Ditën tjetër në shkollë… “Mami jot ka vetëm një sy?”. Dhe të gjithë më ngacmonin.

Do të doja që të zhdukej nga kjo botë. Një ditë e pyeta: “Mami, pse nuk e ke syrin tjetër? Po më bën objekt talljeje. Pse nuk vdes më mirë?”

Mamaja nuk u përgjigj. U ndjeva pak keq, por në të njëjtën kohë, u ndjeva pak mirë që thashë atë që kisha dashur të thosha gjithë kësaj kohe. Ndoshta për shkak se mamaja nuk më ndëshkoi, nuk e dia që ia kisha lënduar kaq keq ndjenjat.

Atë natë u zgjova dhe shkova në kuzhinë, të pija një gotë ujë. Mamaja po qante aty, heshturaz, a thua kish frikë mos më zgjonte. I hodha një vështrim dhe u largova. Për shkak të asaj që i kisha thënë më herët, diçka më cimbiste në cep të zemrës. Prapëseprapë, e urreja që kishte vetëm një sy. Kështu që i thashë vetes se kur të rritesha do të bëhesha i suksesshëm, sepse e urreja nënën time me një sy dhe varfërinë tonë të padurueshme.

Pastaj studiova vërtetë shumë. Lashë nënën dhe erdha në Seul dhe studiova, u pranova në Universitetin e Seulit. Më pas u martova. Bleva një shtëpi timen. Linda fëmijë. Tani jetoj si njeri i suksesshëm. Më pëlqen këtu, sepse është një vend që nuk më kujton nënën.

Kjo lumturi po rritej gjithmonë e më shumë, kur papritur dikush erdhi tek unë. “Çfarë? Ishte nëna ime… Ende me një sy. Mu duk sikur bota po më binte përsipër. Vajza ime e vogël u largua me vrap, e trembur nga syri i mamasë”.

I thashë: “Kush je ti? Nuk të njoh!”, sikur të doja që kjo të ishte e vërtetë. I ulërita: “Si guxon të vish në shtëpinë time dhe të më trembësh vajzën? Zhduku që tani”.

Ime më u përgjigj qetësisht: “Më falni, mos kam ngatërruar adresën”, dhe u largua. Sa mirë, nuk më njohu. U ndjeva i lehtësuar.

Një ditë, më erdhi në shtëpi një letër për një takim me shokë të shkollës. E gënjeva time shoqe dhe i thashë po shkoja në një udhëtim biznesi. Pas festës shkova në kasollen e vjetër, që dikur e quaja shtëpi. Thjesht për kuriozitet. Pashë time më të shembur përdhe. Por nuk derdha asnjë lot. Ajo kishte një copë letër në dorë. Ishte për mua.

“Biri im,

Mendoj se jeta ime ka zgjatur mjaftueshëm. NUk do e vizitoj më Seulin. Po a do ishte shumë nëse të kërkoj që të më vizitosh herë pas here? Më mungon shumë. Dhe u kënaqa shumë kur dëgjova që do të vije për festën e shkollës. Por vendosa të mos shkoj në shkollë. Për ty. Më vjen keq që kam vetëm një sy dhe kam qenë burim sikleti.

Kur ti ishe shumë i vogël, ndodhi një aksident, dhe ti humbe syrin. Si nënë nuk duroja dot të të shihja të rriteshe me një sy. Kështu që të dhashë timin. ISha shumë krenare që im bir po shihte botën për mua, në vendin tim, me syrin tim. Nuk jam mërzitur asnjëherë me ty për gjërat që ke bërë. Kur ke qenë i zemëruar me mua. Mendoja me vete: “E bën sepse më ka xhan”. Më mungon koha kur të kisha pranë.

Më mungon shumë. Të kam shumë xhan. Ti je bota për mua.

Bota ime u shemb. Kisha urryer njeriun që jetonte vetëm për mua.”

Leave a Reply

Back to top button