Shendeti

Historia e pabesueshme e mbijetesës, për të cilën i detyrohet vëllait binjak

Spitali Saint-Louis në Paris ka arritur t’i shpëtojë jetën një të riu që ka pësuar djegie në masën 95% të trupit, falë transplantit të lëkurës nga vëllai i tij binjak. Kjo është hera e parë në botë që realizohet një transplant i tillë plotësisht integral.

Mjeku që ndoqi këtë proces, Maurice Mimoun shprehet:

“Është hera e parë që realizojmë një transplant në masën 95% me lëkurë të diegur, është një transplant pothuaj i plotë. Ky operacion i pazakontë u bë i mundur falë binjakut monozigot dhe të dy ndajnë të njëjtën ADN dhe nuk ka rrezik për ndonjë refuzim të mundshëm të lëkurës nga organizmi, një nga risqet më të mëdha të transplanteve. Një djegie masive sjell një vdekje të pacientit sepse lëkura e tij kthehet në helm për të, por kur mësova se Frenku kishte një vëlla binjak monozigot u qetësova, gjenetika  është identike, është njësoj sikur të ishte lëkura e tij,” – shpjegon Mimoun. Ai punonte në një fabrikë kimike, kur në 26 shtator të 2016 pati një shpërthim të një bidoni me lëndë kimike. “U ktheva në një pishtar njerëzor,”- u shpreh Frenku për Parisien. Kishte 1% mundësi për të mbijetuar. Vëllai i tij nuk dorëzohej, ai ofroi lëkurën e vet për të shpëtuar atë të vëllait.

Një proces që edhe për atë ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme. Mjekët ia hoqën gradualisht përmes tri ndërhyrjeve, atë të kofshëve, të kokës dhe të shpatullës, derisa arritën të kishin 50% lëkurë trupi, zona në të cilat i riu do të ketë cikatrice për gjithë jetën. Këto rezultate do të kenë ndikim në të ardhmen për trajtime të djegieve të mëdha. “Kemi treguar se nëse do të kishim një lëkurë universale mund të shpëtonim jetë për djegie masive përmes teknikave të duhura dhe reanimacionit. Kjo na ndihmon të vazhdojmë të kërkojmë në këtë drejtim.” / El Pais – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button