Horizonti.al

Historia e panjohur e organizatës kriminale Sacra Corona Unita dhe lidhjet me mafian shqiptare

Screen Shot 2016-03-22 at 17.43.07Sacra Corona Unita është organizatë kriminale vepron në Puglia dhe në rrethinat e saj. Kjo organizatë është themeluar nga Giuseppe Rogoli në burgun e Barit në natën Krishtlindjeve të vitit 1981. Rangoli ka qene anëtar i organizatës tjetër kriminale, Ndrageta, dhe i kërkon leje kapos të bandës së tij për të formuar një tjetër organizatë.

Organizimi

Sacra Corona Unita përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtare kryesisht në provincën e Brindizit dhe Leçes. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies për sa i përket territorit dhe aferave por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh edhe për shkak të afërsisë gjeografike,

Bashkëpunimi

Corona Unita Sacra mban lidhje me organizata të tjera kriminale siç janë Ndrangheta, Kamorra dhe Cosa Nostra. Aktiviteti i saj kriminal është ai për trafik ndërkombëtar droge prostitucion si dhe pastrim parash.

Lidhja me shqiptarët

Një numër i madh anëtarësh të kësaj organizate janë arrestuar në Itali dhe në shtete të tjera madje disa prej tyre janë prangosur në Shqipëri. Në Durrës në vitin 1998 është arrestuar Guzzepe Muolo ku madje ky i fundit i ka ofruar 1 milionë dollarë drejtuesve shqiptarë të operacionit i cili realizoi prangosjen e tij. Më pas Muolo u ekstradua për në Itali.

Ndërkohë në 2010 u arrestuar në Vlorë nga një bashkëpunim i policisë shqiptare dhe asaj italiane edhe Albino Prudentino, një nga drejtuesi e kësaj organizate mafioze. Arrestim që u kthye edhe në betejë politike mes mazhorancës dhe opozitës të asaj kohe. Opozita e majtë në atë kohë akuzoi eksponentë të së të djathtës si të lidhur me këtë organizatë mafioze.

Detaje për Sacra Corona Untita

Sacra Corona Unitta lindi si organizatë mafioze e frymëzuar nga modeli i “Ndrangheta-s” kalabreze, ku në thelb të së cilës qëndron familja dhe lidhja e gjakut është e padiskutueshme. Qendra e saj është Pulia.

Pozicioni

Sacra Corona Unita njihet si mafia e katërt në Itali dhe aktivitetet e saj janë, trafiku i drogës dhe i armëve, prostitucioni, shantazhi, mashtrimi dhe kontrabanda e cigareve. Në fillim të viteve ’90 me mbërritjen e emigrantëve të parë në Itali ishin të shumta lidhjet e saj me grupet kriminale shqiptare, që importonin në Itali sasi të mëdha droge, si heroinë dhe hashash.

Klanet

Sacra Corona Unita është e ndarë në 47 klane autonome, por të 1561 anëtarët e saj duhet të respektojnë interesin e përbashkët. Mafia pulieze nuk ka patur një lidhje të fortë me territorin dhe kjo e bën atë shumë herë më të dobët se Cosa Nostra, Ndrangheda apo Camorra. Sipas të dhënave Sacra Corona Unita fiton rreth 2 miliard euro nga aktivitetet e saj.

Themelimi

Sacra Corona Unita u formua nga Xhuzepe Rogoli në burgun e Tranit natën e Krishtlindjeve së vitit 1981. Ai ishte anëtar i Ndrangheta dhe i kërkoi kreut të saj të krijojë një organizatë të re.

Organizimi

Sacra Corona Unitta përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtare kryesisht në provincën e Brindizit Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies për sa i përket territorit dhe aferave por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmentë shqiptarësh.

Simbolet

Sipas informatorit Cosimo Capodieci simbolet e kësaj organizate mafioze janë Sacra kjo për shkak të faktit që kur betohet një anëtar i ri i kësaj organizate ai duhet të bëjë një betim të shenjtë ashtu si bëhet një betim fetar. Corona sepse ajo i ngjan një kurore qe do të thotë rruzare dhe që përdoret zakonisht në kishë në mënyrë që të kryejnë funksionet e Jezu Krishtit dhe kryqit.

Unita sepse ajo ishte e nevojshme te jete e lidhur me njëri-tjetrin mes anëtarëve të saj kjo e ngjashme me unazat e një zinxhiri./Telegrafi

Leave a Reply

Back to top button