Pasi mbërriti në Çikago si një gangster i një organizate të vogël, Al Kapone ndihmoi në ndërtimin e një perandorie të prostitucionit, kontrabandës dhe vrasjeve, që e bëri atë një emër famëkeq të familjes
Gjilpëra rrëshqiti teksa arma shtiu dy herë në duart e vrasësit, i cili u largua me vrull nëpër korridorin e heshtur të restorantit, ndërsa pronari i saj u rrëzua në dysheme, me gjakun që lau pllakat e lëmuara. Xhakomo ‘Xhimi i Madh’ Kolozimo, trupi i të cilit po ftohej nga plagët e marra, kohët e fundit kishte lënë gruan, kishte paraqitur në gjykatë kërkesën për shkurorëzim, duke u larguar nga qyteti për t’u martuar me një këngëtare 19-vjeçare kabaresh.
Ish-gruaja e tij, Viktoria Moresko, ose ndonjë nga vëllezërit e saj, qenë të dyshuarit kryesorë në këtë krim pasioni, por policia dinte mjaftueshëm sa për t’i bërë një vizitë dy bashkëpunëtorëve të Kolozimos – gjenialit Xhoni Torrio dhe ndihmësit të tij, acaruesit Alfons Kapone, të cilit tre plagët në faqe i dilnin më në pah teksa buzëqeshte. ‘Xhimi i Madh dhe unë ishim si vëllezër”- pohoi Torrio. “Zotit Kolozimo dhe mua na pëlqente opera”- shtoi Kapone. “Ai ishte një djalë madhështor”. Vrasja e Kolozimos në 11 maj 1920, cilësohet ende e pazbardhur, por ai është mbase një krim…
[real3dflipbook id=”960″] |