Motivuese

Historia prekëse, por shumë motivuese e gjeniut Thomas Edison dhe nënës së tij

Një ditë kur ishte ende fëmijë, Thomas Edison erdhi në shtëpi dhe i dha një copë letër të ëmës.

Ai i tha: “Mami, mësuesja më dha këtë letër dhe më tha që vetëm ti duhet ta lexosh”. Çfarë thotë?

Nënës iu mbushën sytë me lotë, teksa i lexonte letrën të birit…

“Djali juaj është gjeni. Kjo shkollë është shumë e vogël për të dhe nuk ka mësues të mirë për ta mësuar. Të lutem, mësoje vetë”.

Shumë vite pasi nëna kishte vdekur, Edison u bë një prej shpikësve më të mëdhenj të shekullit.

Një ditë, tek po kërkonte në sirtarë, gjeti të palosur letrën e vjetër që mësuesja i kish dërguar të ëmës atë ditë…

Në letër shkruhej: “Djali juaj është i mangët mendërisht. Nuk mund ta pranojmë të ndjekë më shkollën tonë. Ai është i përjashtuar”

Edison u prek shumë teksa e lexoi, dhe më pas shkroi në ditarin e tij:

“Thomas A. Edison ishte një fëmijë i mangët mendërisht, të cilin e ëma e shndërroi në gjeniun e shekullit”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button