Bota

Hollande: Jemi në luftë! Ndryshojmë Kushtetutën për të luftuar ISIS-in

Screen Shot 2015-11-16 at 17.50.07

“Franca është në luftë”. E ka thënë Presidenti francez, Francois Hollande në Versajë, përballë dy Dhomave të parlamentit të bashkuara në një sallë, pas atentateve në Paris. Në Francë, ka shtuar ai, kemi nevojë për një “regjim kushtetues në gjendje të drejtojë luftën kundër terrorizmit. E përsëris që nevojitet një ndryshim i Kushtetutës sonë, për të vepruar kundër terrorizmit në luftë”, ka shpjeguar Hollande para kongresit, duke kërkuar ndryshim të nenit 16 (mbi kompetencat e jashtëzakonshme të presidentit në rast se kërcënohet shteti) dhe nenit 36 (mbi gjendjen e luftës dhe ndërhyrjet e armatosura jashtë vendit)./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button