Kinema & TV

“Homeland”: Të gjitha risitë e sezonit të gjashtë

Një grua presidente, “pakëz Hillary dhe pakëz Trump”, fati i Peter Quinn dhe perspektiva për finalen e serisë: ja të gjitha ato që dihen për sezoni e ri të Homeland

Screen Shot 2016-08-15 at 14.55.06

Nga java e ardhshme, Nju Jorku do të presë stafin e Homeland. Në Big Apple do të filmohet  sezoni i gjashtë i serisë më popullore të spiunazhit në botë, e cila rikthehet në janar 2017.

Siç dihet, sezoni i gjashtë do të vendosen në një kohë shumë të veçantë, në ato 72 ditët duke filluar nga zgjedhjet presidenciale, deri tek inaugurimi i presidentit të ri amerikan. Sigurisht, zgjedhja është për shkak të nevojës për të qëndruar krah për krah e ngjarjeve, si në të kaluarën, kur në sezonin e pestë u shtua edhe ISIS.

Por natyrisht këtu strategjia mund t’u plasë në dorë autorëve, për shkak se në kohën e xhirimeve nuk dihet identiteti i presidentit të ri. Për këtë, zgjedhja (tashmë të njohur) për të pasur një grua në Shtëpinë e Bardhë është një lloj basti, e zbutur nga fakti që kjo grua nuk do të bazohet domosdoshmërishttek Hillari Klinton, të paktën jo vetëm tek ajo.

“Sa herë që ne zhvillojmë historitë për një sezon të ri, tmerrohemi nga frika e përgënjeshtrimit prej ngjarjeve, para se të transmetohet”, – thotë producenti Alex Gansa – Këtë vit ne jemi përpjekur që të kufizojmë disa “rreziqe”: [Presidenti] do të jetë pak Hillary, pak Donald Trump dhe pak Bernie Sanders”. “Nëse dëgjoni Donald Trumpin, ka njerëz që udhëheqin përtej administratave, të cilët e kanë shkatërruar tërësisht botën. Ka pjesë të kësaj në presidenten tonë. Ka edhe pak, Hillary në kuptimin që ajo është një grua pragmatiste dhe Uashingtonin e njeh nga brenda”.

Elizabeth Marvel, që ironikisht luan kandidaten për presidente, heather Dunbar tek “House of Cards”, është zgjedhur për të luajtur presidenten e Homeland, Elizabeth Keane, një senatore e Nju JOrkut, i njëjti qytet ku do të zhvillohen ngjarjet e sezonit (sepse aty banon aktualisht Carrie Mathison).

Homeland është rinovuar edhe për sezonin e shtatë dhe të tetë. Pyetjes nëse e sheh më pranë finalen e serialit, Gansa i është përgjigjur: “Ndoshta. Nuk e dimë vërtetë. David Nevins, presidenti i Showtime thotë gjithmonë që e merr serialin sezon pas sezoni. Ne e marrim episod pas episodi. Do të ishte bukur të ktheheshim në Izrael për sezonin final. Do të ishte mrekulli ta mbyllnim ciklin atje, por nuk e dimë a do të arrijmë të kthehemi”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button