Enciklopedike

Homoseksualizmi i klerit

Seria: Skandale që tronditën Vatikanin

gayHomoseksualizmi mes klerit është një temë e shumë debatuar që e ka ndarë më dysh Kishën. Problemi është komplikuar më shumë prej formave të ndryshme që ai merr: priftërinj që janë homoseksualë por të përkorë, priftërinj që angazhohen aktivisht në veprimtari seksuale, dhe priftërinj që e mbështesin homoseksualizmin, duke iu kundërvënë kështu edhe politikës zyrtare të Kishës.
Sipas katekizmit katolik, homoseksualët duhet që të trajtohen me dhimbsuri, respekt, dhe ndjeshmëri. Megjithatë, aktet homoseksualë në vetvete “bien ndesh me ligjet e natyrës. Ata ia mbyllin aktin seksual dhuratës së jetës. Ato nuk vijnë prej një komplementariteti dashuror dhe seksual. Nuk mund të miratohen në asnjë rrethanë”.
Kohët e fundit, priftërinj si Raymond Schafer, i cili doli zbuluar gjatë një meshe dhe Atë Gary Meier, shkrimtari homoseksual, autor i “Zëra të fshehur: Refleksione të një prifti katolik homoseksual” e kanë sfiduar hapur këtë doktrinë. Deklaratat e fundit të Papa Franceskut për homoseksualizmin kanë shkaktuar një farë shprese në komunitetin homoseksual katolik. Duhet vërejtur që Papa nuk është tamam pro homoseksualëve sipas standarteve të sotëm. Përtej kësaj, duhet thënë se ai është vetëm një njeri dhe sigurisht, ndryshimi i kursit të Kishës është gjë që më kollaj thuhet se sa bëhet.

Leave a Reply

Back to top button