Dashi
Mos u tregoni sipërfaqësorë në punë, ndonëse këto ditë lodhja ka qenë e madhe duke dalë mbi kapacitetin tuaj. Ndaloni për një moment për të kuptuar se si mund t’i kaloni më lehtë pengesat. Mos u tregoni të druajtur por kërkoni ndihmë nëse keni nevojë.
Demi
Gjatë kësaj të hëne do e gjeni veten në qendër të vëmendjes. Hijeshia juaj po arrin pikun maksimal, ndërsa favorizohen takimet dhe njohjet e reja. Ndër të tjera do tregoheni shumë spontanë dhe të besueshëm, ndaj aftësitë tuaja joshëse do jenë fare të lehta. Në punë një mik i juaj ose një i afërm, do ofrojë një bashkëpunim të shkëlqyer.
Binjakët
Kjo ditë do të kërkojë një sforcim të madh fizik nga ana juaj. Duhet të tregoheni të gatshëm që të jepni maksimumin për të arritur një objektiv tuajin. Ka diçka që së fundmi ju shqetëson dhe nuk ju lë të flini. Mundohuni që të zgjidhni problemin dhe për rrjedhojë të qetësoheni.
Gaforrja
Pritni një sukses të madh në punë. Të gjitha sforcimet do të vlerësohen, pasi do ju besohet një rol i ri i cili do të shënojë kthesë pozitive në karrierën tuaj. Këshillohet që t’i planifikoni më mirë angazhimet tuaja, kështu që në mbrëmje mundohuni të gjeni kohë për të festuar me partnerin/en ose shoqërinë.
Luani
Do të përballeni me disa debate në ambientin e punës. Kjo gjë mund të ndikojë negativisht në rendimentin tuaj në aktivitetet ku do të përfshiheni. Tregohuni sa më diplomatë të mundeni kur është fjala për mendimet tuaja, në mënyrë që të mos gaboni.
Virgjëresha
Do t’iu duhet të merrni një vendim të rëndësishëm në anën profesionale. Me shumë mundësi në punë do të gjeni një bashkëpunim i cili do të zgjasë në kohë. Zgjedhja që do të bëni do të rezultojë shumë produktive për karrierën tuaj. Në dashuri, ky është momenti për ta çuar lidhjen në një nivel të ri.
Peshorja
Gjatë kësaj dite mund të nxirrni në pah talentet tuaja më të mëdha. Do të ndiheni të admiruar për aftësitë tuaja, dhe nuk do mungojnë propozimet e mira në adresën tuaj, të cilat kryesisht do të kenë të bëjnë me profesionin.
Akrepi
Mundësi të mira financiare dhe marrëveshje të reja në punë paraqiten para jush. Roli juaj si lider në një projekt do ketë shumë rëndësi dhe do ju lejojë që të shfaqni profesionalizmin dhe autoritetin tuaj. Jeta personale pritet të jetë e mbushur plot pasion dhe dashuri.
Shigjetari
Do të ndiheni shumë emotiv dhe të prekshëm. Në këtë moment do të ndjeni mungesën e një njeriu shumë të dashur, kështu që mund t’iu vijë ndërmend një çmenduri që ta surprizoni me një vizitë. Gjatë javës do të keni mundësi të mira për të punuar, lidhur me projekte shumë interesante.
Bricjapi
Mundohuni të mos tregoheni shumë impulsiv, sidomos në dashuri. Mund të ndiheni të ndikuar nga presioni i dobësive tuaja, por mundohuni të rezistoni. Vetëm nëse arrini të ruani ekuilibrin e duhur emocional do të arrini që të shmangni tensionet dhe debatet e padobishme.
Ujori
Sjellja e diskutueshme e një mikut tuaj do ju indinjojë. Kjo gjë do të shkaktojë polemika të shumta, të cilat vështirë se do të sheshohen. Nga ana tjetër në këtë moment do të jeni në një fazë të mbushur me probleme, ndaj vetëm miqësitë e vërteta do ju bëjnë të ecni përpara.
Peshqit
Do të keni mundësi të bëni blerje të mira për shtëpinë tuaj dhe një dhuratë me vlerë për partnerin. Në këtë moment ndjeni nevojën për të patur më shumë vëmendje në dashuri. Gjithsesi mundohuni që të tregoheni më të dashur ndaj partnerit, duke mos u bërë vetëm kërkues. Ndoshta mund të jetë kokëfortësia juaj ajo që do e frenojë romanticitetin.