Zodiak Ditor

Horoskopi i Brankos për ditën e mërkurë 17 Mars 2021: parashikimet shenjë për shenjë

Dashi

Ditë stresuese kjo e mërkurë, do të duhet të merreni me një problem në vendin e punës që do të rrezikojë shkatërrimin e të gjitha projekteve tuaja.  Prisni.

Demi

Fjala e kësaj të mërkure do të jetë: ballafaqimi! Bëhuni gati për dhënie llogarie. Një ish i dashur ose e dashura do të kthehet për t’ju hedhur të gjithë të kaluarën tuaj para syve, qëndroni të qetë dhe mbi të gjitha bëni të qartë, me partnerin tuaj aktual, se nuk keni asgjë me këtë histori.

Binjakët

Sipas parashikimeve të Brankos, një ditë ideale për të njohur njerëz të rinj. Hëna do të jetë e favorshme dhe kjo do t’ju lejojë të keni takime të këndshme sidomos nëse jeni beqarë.

Gaforrja

Sipas parashikimeve të Brankos për këtë të mërkurë, Marsi do t’ju ndihmojë të përfundoni atë projekt për të cilin keni punuar për një kohë të gjatë. Vëzhgoni financat tuaja, një periudhë shumë e errët ju pret.

Luani

Dikush do të flasë keq për ju pas shpine, kini kujdes. Në dashuri nuk është me të vërtetë një kohë e mirë, por edhe kjo do të kalojë. Qëndroni të përqendruar dhe prisni para se të bëni lëvizjen e parë.

Virgjëresha

Këtë të mërkurë, sipas parashikimeve të Brankos, ju pret një ditë ku do të duhet të merrni të gjitha sinjalet që partneri juaj do t’ju dërgojë. Në dashuri po kaloni një periudhë krize por asgjë nuk është shkruar tashmë.

Peshorja

Ju do ta gjeni veten pak në telashe, ka gjëra që nuk mund t’i bëni vetëm, keni nevojë për ndihmën e ekspertëve në sektor. Në dashuri, gjithçka shkon normalisht, bëjini partnerit tuaj një dhuratë që të kompensohet pas atij sherri disa ditë më parë.

Akrepi

Sipas parashikimeve të Brankos, Venusi do të hyjë në qiellin tuaj dhe do t’i japë një shtysë jetës suaj profesionale. Mbani sytë katër në dashuri, dikush po shkon pas partnerit tuaj.

Shigjetari

Më në fund, një frymë ajri të pastër do të largojë të gjitha mendimet negative të 48 orëve të fundit. Ju keni arritur të merrni diçka vërtet të rëndësishme, tani ruajeni atë. Në dashuri, bëni kujdes në mbrëmje se mos nuk i kushtoni mjaft kohë partnerit tuaj.

Bricjapi

Këtë të mërkurë, sipas parashikimeve të Brankos, Marsi dhe Jupiteri janë në gjendje të mirë dhe kjo do të bëjë që pozita juaj e punës të forcohet. Keni lënë shumë dyer të hapura në javët e fundit, tani është koha të mbyllni disa prej tyre.

Ujori

Duhet t’u kushtoni pak kohë miqve ose familjes suaj. Sidomos këto të fundit, ju akuzojnë për faktin se nuk jeni shumë të pranishëm kohët e fundit. Në dashuri në rregull, lajme të shkëlqyera në mbrëmje.

Peshqit

Sipas parashikimeve të Brankos, falë ndikimit të Jupiterit, do të jeni në gjendje të zgjidhni një fatkeqësi ose një grindje në punë. Në dashuri, bëni një përpjekje për të kërkuar kompromis me partnerin tuaj.

Back to top button