Zodiak

Horoskopi i Paolo Fox, e diel 23 shtator 2018

Peshqit: 

Kjo fundjavë do të jetë shumë interesante, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Dita më e mirë është e diela, veçanërisht për ata që duan të jetojnë një dashuri të re. Ju mund ta lini veten të shkoni pak më tej dhe ndoshta të hakmerreni kundër atyre që ju kanë bërë të vuani në të kaluarën. Ka ardhur koha për të marrë hak, ju mund të mbështeteni në një sukses të mirë personal, falë edhe Jupiterit dhe Venusit të favorshëm.

Bricjapi: 

Ju jeni një shenjë në evolucion të vazhdueshëm, sipas horoskopit të Paolo Fox 23 shtator 2018 do të jetë një ditë e rimëkëmbjes së madhe. Ju jeni të lodhur, por këto janë ditë interesante edhe për ndjenjat. Ata që kanë pasur një krizë në gusht tani mund të rimëkëmben. Së fundi ka ardhur koha për ta bërë më të qartë në dashuri dhe për të kuptuar se kush është pranë jush dhe është i gatshëm të ndajë pikëpamjet tuaja për gjërat.

Gaforrja: 

Ju jeni një shenjë shumë e lidhur me të kaluarën e vet, për shkak se kujtimet janë të rëndësishme për ju dhe ju mendoni që mund të jetoni të tashmen gjithmonë në funksion të së kaluarës dhe përvojat që kanë patur të bëjnë me ju. Por kini kujdes që të mos ndikoheni shumë nga kujtimet. Në të vërtetë ju duhet të eleminoni situatat që tani nuk ju sjellin atë që shpresoni dhe të krijoni hapësirë ​​për gjëra të reja.

Akrepi: 

Gjendja juaj astrologjike është mjaft pozitive, edhe pse horoskopi Paolo Fox sot sinjalizon disa tensione në familje. Mund të jetë e përshtatshme të qëndroni e të dëgjoni, dhe të shmangni marrjen e një qëndrimi të fortë duke krijuar tensione të mëtejshme brenda një konflikti. Kjo fundjavë do të jetë interesante për dashurinë. Nëse dikush ju pëlqen, mos hezitoni të deklaroni ndjenjat tuaja.

Dashi: 

Filloni të mendoni për atë që keni për të bërë në muajt e ardhshëm, në të vërtetë mundësitë për t’u shpenguar nuk do të mungojnë, dhe atëherë ju do të keni mundësi për të patur hakmarrjen tuaj. Megjithëse është e vështirë tani për shkak se jeni i pavendosur dhe nuk keni dinamika të të qarta, sepse Saturni është ende disonant, por së shpejti diçka do të ndryshojë dhe që gjatë kësaj fundjave mund të keni më shumë paqe mendore.

Demi: 

Ju ndjeheni me pak humor të rënë, ndoshta edhe për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kanë dalë kohët e fundit në familje. Ju jeni të hutuar, ndoshta keni keqardhje për disa sakrifica që keni bërë në të kaluarën. Që nga maji po vlerësoni ndryshime dhe lajme. Prandaj është normale për ata që ndjekin rrugë dhe alternativa të reja. Për momentin luftoni për t’u mësuar me këto ekuilibra të rinj.

Luani: 

Nuk është një periudhë e thjeshtë, por që nga e diela mund të mbështeteni në një gjendje dhe forcë më të mirë astrologjike. Ende duhet të jeni të duruar, sidomos në vendin e punës ku jeni aktualisht në mëshirën e ngjarjeve, ndonëse disa vendime janë marrë në një mënyrë të mençur dhe të kujdesshme. Mos hezitoni, sepse me siguri muajt e ardhshëm do t’ju sjellin mundësitë që keni shpresuar.

Virgjëresha: 

Gjatë vitit 2019 do të jeni ndër shenjat e preferuara të yjeve. Megjithatë, është e këshillueshme të mos humbni kohë, sepse do të jetë e nevojshme të bëhet menjëherë. Kjo ndodh sepse në qoftë se nuk rinovoni një kontratë ose zhbllokoni një çështje ligjore që ju ka ngadalësuar për disa kohë, ju rrezikoni t’ju bëhet më e vështirë për të menaxhuar situata të caktuara. Sidoqoftë, për momentin mund të mbështeteni në një gjendje astrologjike të fortë dhe në shanse të mira për sukses.

Binjakët: 

Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë fundjavë ju mund të konsideroni të keni një qëndrim pak më tepër transgresiv në dashuri. Nuk janë të paktë ata që mund të tërhiqen nga njohjet e reja. Ose të kenë probleme, edhe pse tashmë janë të zënë. Kujdes nga disa situata në të kaluarën që nuk do t’ju çojë në ndonjë gjë të mirë. Në punëkujtohuni se nuk duhet të humbni kohë duke u përpjekur për të optimizuar menaxhimin e gjërave.

Peshorja: 

Ju jeni gjithmonë një shenjë shumë e dobishme dhe e vëmendshme ndaj të tjerëve. Të tjerët jo gjithmonë ju kthejnë të njëjtën vëmendje. Në punë ekzistojnë tensione të forta, ndoshta për shkak se ekziston një konkurrencë e fortë dhe për këtë arsye mund të lindin vështirësi dhe shqetësime. Megjithatë, është e vështirë të errësoni vlerën tuaj dhe aftësinë tuaj për të arritur rezultate të mira.

Shigjetari: 

Ju jeni një shenjë sipërmarrëse, nuk keni nevojë që dikush t’ju nxitë të veproni nëse ka ndonjë interes që dëshironi të afirmoni. Ju jeni gjithashtu një shenjë shumë pragmatike, e cila nuk heziton të përfshihet për të bërë përvoja të reja. Por tani doni që angazhimi juaj të njihet edhe nga të tjerët. Veprpimi tani do t’ju sjellë përfitim të madh në të ardhmen.

Ujori: 

Ka konfuzion dhe shqetësim të madh, në periudhën e fundit që e komplikon gjendjen tuaj. Ka edhe çrregullime fizike që ju detyrojnë të ngadalësoni. Pra, mos e nënvlerësoni asnjë shqetësim, në përgjithësi do t’ju duhet të ngadalësoni dhe të keni pak kohë për të menduar për mirëqenien tuaj psiko-fizike.

Leave a Reply

Back to top button