Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e enjte 29 nëntor 2018

DASHI

Kush ka të bëjë me çështje pune që lidhen me të shkuarën, por që nuk do të përsëriten, tani nuk është i kënaqur. E vërteta është se do të donit të jetonit eksperienca të reja, në vend se të kishit këtë ndjesi që “e kam parë një herë”, e cila mund të shkaktojë ndonjë siklet. Nëse kjo situatë ka të bëjë edhe me dashurinë, ndjesitë janë të destinuara të shumëfishohen. Disa çështje mund të zgjidhen deri në fundjavë. Mbeten megjithatë ditë shumë të frytshme për të kuptuar atë që dëshironi me të vërtetë.

DEMI

Pjesa e dytë e të enjtes mund të jetë shumë interesante për ju, jeni duke kërkuar me të gjitha mënyrat për t’iu “ngjitur malit”. Për shumë njerëz, megjithatë, kjo është një javë mjaft e ndërlikuar, sepse ka pasur kontrast, dikush ju ka sulmuar ose disa shpresa janë zhgënjyer. Ndoshta dikush është i shqetësuar për një familjar dhe është gjithashtu me vonesë për orët e gjumit, pasi 48 orët e fundit, i ka kaluar në një gjendje acarimi.

BINJAKET

Është e çuditshme që jeni aq të zhytur në mendime, por tani po ndodh. Mendimet janë shumë, fjalët gjithashtu: dikush mund të ndihet i tronditur nga keqkuptimet dhe tensionet që, në fakt duhet të mbahen nën kontroll. Rekuperimi do të vijë mes të shtunës dhe të dielës, por për momentin është më mirë të jeni të kujdesshëm. Kujdes sidomos nëse ka një shpenzim të përbashkët për t’u përballur: mund të ketë diskutime në familje për këtë çështje. Si gjithmonë, duhet të jeni të kujdesshëm: një ekspert mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë.

GAFORRJA

48 orët e ardhshme janë pozitive për marrëdhëniet, marrëdhëniet ndërpersonale dhe udhëtimet. Zakonisht jeni tipa shtëpiakë, ju pëlqen udhëtimi, por më pas ndjeni nevojën që të ktheheni në folenë tuaj dhe në rrënjët tuaja. Këto ditë disa mund të kenë edhe idenë të nisin një udhëtim për të mos u kthyer, por a është vërtetë zgjidhje e praktikueshme? Për këto 48 orë, përpiquni të rekuperoni në sferën sentimentale: marrëdhënie shumë interesante me Virgjëreshën, Demin dhe Akrepin. Ju keni nevoj për garanci, në këtë rast ajo që doni të bëni nuk jua ofron, ose ndoshta situata ekonomike nuk i garanton. Nuk dini nëse të nisni një projekt të ri, por duhet të dini se gjërat do të përmirësohen.

LUANI

Në këtë fazë ndjeni nevojën të shihni qartë dhe të rekuperoni disa aspekte të së kaluarës, të kuptoni nëse disa situata janë të rëndësishme ose jo. Dhjetori do jetë muaj pozitiv, që filtron gjithçka pozitive dhe lë pas gjërat negative. Jeni në një fazë rilindjeje të fortë dhe merrni qendrën e skenës, nuk mund të veproni ndryshe, sidomos nëse, për arsye shëndeti apo personale, keni mbetur në skaje për hsumë kohë. Fundjava ndihmon të rekuperoni.

VIRGJERESHA:

Shenja juaj, ju e dini, është shumë e qëndrueshme dhe racionale, por gjithashtu është e vërtetë se të gjithë kanë nevojë për dashuri. Madje edhe ata që kanë mbetur të palëvizur, tani duhet të rizbulojnë në një farë mënyre rëndësinë e ndjenjave të tyre. Javët e fundit keni pasur një dukshmëri më të madhe, por jo atë që keni shpresuar. Punimet që keni bërë në muajt e fundit nuk kanë qenë ideale. Në dashuri, nëse jeni vetëm, është më mirë të ndiqni më shumë njerëz, ndoshta duke marrë vendime të ndryshme në krahasim me të kaluarën. Nëse për një kohë të gjatë ju keni mbrojtur dikë, tani mund të vendosni se nuk doni ta bëni më.

PESHORJA:

Në horoskopin e djeshëm u nënvizua se sa e rëndësishme është për ju të keni dashuri, por sidomos një person që është i dashuruar dhe një partner biznesi. Dikush, pra, mund të punojë me partnerin ose të kryejë një projekt afatgjatë. Dashuria është sigurisht interesante, por ndërtimi dhe planifikimi janë edhe më shumë. Të shtunën dhe të dielën do të keni dy ditë shumë efektive për ata që duan të flasin për ndjenjat dhe ta ekspozojnë zemrën ndaj emocioneve më reale.

AKREPI

Rekuperimi psikofizik është i pjesshëm, por i rëndësishëm, për gjysmën e dytë të javës që sigurisht do të jetë shumë më konstruktive se gjysma e parë. Dhjetori do jetë muaj i rëndësishëm për ndjenjat, kështu që kush është vetëm duhet të shohë përreth, kush nuk është duhet të reflektojë mirë për të ardhmen e historisë së vet të dashurisë dhe të pyesë nëse duhet të vazhdojë të besojë. Kush nuk ka gjetur dashurinë, nëse me vetëdije ka kërkuar gjëra të paqëndrueshme, sepse ndonjëherë, për të mos u përfshirë shumë nga ndjenjat, për të mos mbetur të zhgënjyer, jemi pikërisht ne që shkojmë në kërkim të marrëdhënieve afatshkurtëra.

SHIGJETARI

Do të jetë një mëngjes interesant ai i së enjtes, por duke nisur nga pasditja dhe deri të premten do të keni një rënie të energjisë. Gjithçka në normë, megjithatë nëse konsideroni faktin që në muajt e fundit keni dhënë shumë, është edhe e kuptueshme që të merrni pak frymë. Më pas në fundjavë do të rekuperoni. Dashuritë dhe miqësitë që lindin në këtë periudhë duket se janë shumë të rëndësishme.

BRICJAPI

Dy ditët e ardhshme, e enjtja dhe e premtja janë interesante dhe të qeta. Eshtë momenti të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen. Të shtunën dhe të dielën mund të ketë ndonjë tension në familje, apo në sferën e dashurisë. Në këtë fazë duhet të eksperimentoni diçka të re, tanië shtë normale të jeni të pakënaqur, por gjërat do të dnryshojnë shpejt.

UJORI

E enjtja dhe e premtja do të jenë dy ditë interesante por edhe të lodhshme, për të gjithë ata që po përpiqen të rekuperojnë. Ka shumë probleme që lidhen me marrëdhëniet dhe çështje të punës për t’u zgjidhur. Në fundjavë do favorizohen takimet, edhe pse ende ka shumë lodhje. Keni një rënie fizike, pra do të jetë e domosdoshme të pushoni pak.

PESHQIT

Jeni një shenjë për të cilën emocionet kanë shumë rëndësi. Marrëdhëniet e miqësisë dhe të dashurisë janë gjithmonë në qendër të jetës suaj, por herë pas here duhet edhe të ndaleni dhe të reflektoni pak, sidomos nëse në këtë periudhë po vini re se diçka nuk shkon në drejtimin e duhur. Në fundjavë do të keni mundësinë që të bëni paqe me dikë, që nuk ka qenë pjesë e jetës suaj por tani do kthehet protagonist.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button