Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e hënë 31 DHJETOR 2018

DASHI:

Trend pozitiv në këtë prag të Vitit të Ri, ku gjen një pjesë të madhe të energjive që dukeshin të humbura edhe falë Jupiterit që ju mbështet dhe ju inkurajon. Megjithatë, ende do të ketë pengesa të vogla për të kapërcyer. Saturni nuk është shumë i favorshëm dhe kjo do të thotë që projektet tuaja të çohen përpara ditë pas dite, pa ndonjë planifikim. Duke filluar nga e marta, gjërat do të bëhen gjithmonë e më të mira në sajë të Marsit që futet në shenjën tuaj.

DEMI:

Dikush është pak dembel në këtë ditë që mbyll në vitin 2018, aq shumë sa që mbrëmja e Shën Silvestrit mund të ishte shpenzuar në relaksim dhe qetësi, larg kaosit. Megjithë Hënën në kundërshtim, forca juaj nuk ndikohet dhe tek ju ende ka aq shumë vitalitet dhe një dëshirë e madhe për të vazhduar projektet tuaja, jo vetëm në vendin e punës. Këshilla është që të kaloni kohë me pak, por që të jenë njerëz të mirë. Për më tepër, është e preferueshme të largoheni nga situata që ju bëjnë të mos ndjeheni rehat. Shmangni të ftohtin!

BINJAKET:

Fillimi i javës që përkon me ditën e fundit të vitit, nis me një farë energjie, shqetësimet pothuaj kanë ikur të gjitha. Në realitet jeni edhe mjaftueshëm të qetë, por janë njerëzit që ju rrethojnë, të cilët ju bëjnë presion, kjo ju ka provokuar një lloj gjendjeje që ju bën të mbylleni në vete. Marsi është i favorshëm nga 1 janari 2019, pozitive sfera e ndjenjave.

GAFORRJA:

2018 ikën me një puthje, sepse Hëna ju buzëqesh. Priten emocione pozitive, yjet janë të favorshëm, edhe pse dikush jeton apo del nga një krizë, apo ka dy marrëdhënie të njëkohëshme, apo ende nuk arrin të menaxhojë mirë situatat e ndërlikuara sentimentale. Pra pavarësisht asaj që ju ka sjellë dhjetori, gjërat do të shkojnë për më mirë.

LUANI:

Viti po përfundon dhe po fillon një javë vërtetë e rëndësishme, një ditë që është një prelud për një 2019 i cili do t’ju shohë të ngarkuar, gati për të vepruar e për t’u kthyer në majë, si dhe për të treguar aftësitë tuaja. Bujaria ju dallon dhe në këto ditë ju do ta tregoni edhe në fushën sentimentale. Venusi fillon të kalojë në shenjën tuaj në janar, ky është një lajm pozitiv.

VIRGJERESHA:

Ju jeni shumë të shqetësuar nga disa rrethana të punës. Nëse po bëni një gjë të caktuar, nuk ka nevojë të shqetësoheni, mund të dëshironi të kërkoni diçka tjetër. Duke lënë mënjanë tensionet, duhet të mendoni për kalimin e një Viti të Ri të mirë, të favorizuar nga një Hënë pozitive. Në mes të javës ju do të ndjeheni jo dhe aq mirë me humor. Nuk ju pëlqen kaosi, pikërisht ai që karakterizon periudhën e festave.

PESHORJA:

Nisja do jetë njësoj si e gjithë java, preferoni të kaloni kohë me pak njerëz të përzgjedhur. Bëhet fjalë për një moment interesant të jetës suaj, por duhet ende të zgjidhni situata në punë dhe personale, ajo që ju bën pak të kënaqur. Kjo ditë do ju shërbejë që të bëni një bilanc por këshilla është që të mos shihni gjithçka negativisht.

AKREPI:

Hëna e favorshme në shenjën tuaj, pavarësisht se keni një farë lodhjeje. Dikush nga ju do të arrijë të kënaqet shumë në fund të vitit. Prten ndryshime për në 2019, por do jenë interesante. Ndoshta do të ndiqni dikë që për ju është pikë referimi, ndoshta një Shigjetar apo një Binjakë. Në mes të javës ka rigjallërim të dashurisë.

SHIGJETARI

Fundi i vitit pak në rënie, por mos e humbni toruan: 2019 do të jetë një vit vërtet i jashtëzakonshëm për ju. Ndoshta, arsyeja për një ditë kaq të keqe mund të varet nga situata të njohura që ju shqetësojnë ose në angazhime veçanërisht të rënda të punës. Një gjë e pakëndshme mund të shënonte ditën e fundit të vitit. Nga e marta, megjithatë, gjithçka do të ndryshojë: një kurs i ri do të fillojë, shenja juaj do të jetë më e mira në 2019, ndërsa ju do të mbeteni me detyrën e prerjes së degëve të thata të jetës suaj.

BRICJAPI:

Yjet favorizojnë projekte për të ardhmen, braktisni një rrugë që keni patur mundësinë ta shihni, jo pozitive. Bëni kujdes me karakterin tuaj, të qënit kokëfortë mund të kthehet të jetë kundërproduktiv, edhe kur gjërat duket se po shkojnë mirë. Do të ketë mundësi të reja për të shfrytëzuar, veçanërisht duke filluar nga e shtuna. Dashuria në shërim në mes janarit dhe shkurtit.

UJORI:

Jeni shumë të stresuar, pavarësisht se nuk jeni të demotivuar, më mirë ta kaloni Vitin e Ri me pak persona të besuar, në vend që të rrini në mes të turmës. Këshilla është që t’i lini hapësirë ndjenjave, edhe sepse Venusi është në favorin tuaj. Parashikohet rimëkëmbje edhe për çiftet në krizë, ndoshta duhet të prisni ndonjë ditë.

PESHQIT:

Mbyllet një 2018 shumë pozitiv, shpresa është që 2019 të jetë më i mirë. Në punë preferoni qetësinë dhe do të kërkoni ta arrini pa shumë njerëz përreth. Më të rinjtë do të kenë mundësi të festojnë, por duhet ta zgjedhin mirë vendin. Më shumë reflektues se sa aktivë në punë apo në studime, disa gjëra duhet t’i vlerësoni. Jeni në kërkim të rrënjëve tuaja dhe të emocioneve të vërteta.

  • Një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button