Zodiak MeB

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e mërkurë, 20 SHKURT 2019

DASHI

Janë ditë kur po e rimerrni veten ngadalë, me 24 orët e ardhshme që sjellin një energji pozitive, edhe pse javën e filluat në mënyrë të rëndë. Pranvera pritet me optimizëm, zakonisht kyjo stinë së bashku me verën sjellin situata dhe mundësi më të mira për t’u rrokur. Të premten dhe të shtunën mund të keni një debat me dikë. Jo të gjithë jetojnë një konflikt në dashuri, por ata që kanë probleme serioze në këtë fushë, duhet të jenë të kujdesshëm deri në fund të këtij muaji.

DEMI

E juaja është shenjë e konfirmimeve, dhe në qoftë se ata janë zhdukur, ekziston nevoja për një përgjigje të qartë. Me Venusin të favorshëm mund të jepni shumë në sferën e ndjenjave. Shumë prej jush tashmë janë të gatshëm të duan, madje kanë qenë që nga fillimi i shkurtit. Ata që nuk kanë dashuri duhet të hapen më shumë me botën përreth. Nëse jeni duke kërkuar, ka edhe mundësiq ë të gaboni. Ndonjëherë për shkak të frikës nga vuajtjet ne mbyllemi në vete, por po ta bënit këtë tani do të ishte një mëkat. Pjesa qendrore e javës është e shkëlqyer për marrëdhëniet.

BINJAKET

Në vendin e punës mund të vijë një moment i fortë tensioni. Shumë varet nga mosha, sepse ata që kanë kaluar maturinë në këtë periudhë mund të jenë të ofenduar e të zemëruar. Ata që janë të pjekur nga një pikëpamje profesionale mund të humbasin durimin nëse nuk shohin t’u njihen meritat e tyre. Qielli është kërkues, bën që shumë njerëz të kenë nerva të tensionuara, prandaj kujdesuni për zgjedhjet që bëni. Nuk përjashtohet që shumë të punojnë me kohë të pjesshme. Në dashuri janë 48 orë reflektimi.

GAFORRJA

Mbretëron pasiguria, sidomos për ata që kanë mbyllur kohët e fundit një histori, duke rezultuar në probleme apo ndryshime të papritura. Ndoshta nuk jeni të bindur për atë që është bërë. Këshilla është që të jeni të kujdesshëm, sidomos në rastet e mosmarrëveshjeve familjare, në qoftë se ju duhet të rinisni disa diskutime të ndërprerë në të kaluarën e afërt, të paktën deri të premten mos e bëni. Edhe për krahasime të drejtpërdrejta, prisni të dielën.

LUANI

Këto janë ditë që ju ftojnë për të kursyer, sidomos duke qenë se viti 2018 ishte një vit i qetë nga një pikëpamje financiare, ndërsa tani ju mund të hiqni pak kënaqësi nga pikëpamja ekonomike, të keni diçka më shumë. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është shfrytëzimi i energjisë pozitive të Jupiterit, që paraqet mundësinë e heqjes qafe të një sikleti. Pra, mos mendoni vetëm për përfitimet e punës, për të kënaqur ambicien. Mendoni gjithashtu për kënaqësitë sentimentale dhe emocionale.

VIRGJERESHA

Situata astrologjike është e ndërmjetme. Më pas e enjtja me siguri do të jetë më e mirë. Sidoqoftë, kjo Hënë në shenjë ju ndihmon. Së bashku me Gaforren dhe Peshoren, mund të jepni një vlerë pozitive për këtë ditë. Përsa i përket këtyre orëve ka pak furi. Shumë projekte në zhvillim sepse ju doni të bëni shumë gjëra. Por pikërisht për këtë arsye duhet kohë që të piqen disa situata të rëndësishme. Me Venusin të favorshëm është e vështirë që ju të mos jetoni një pasion të madh, një dashuri të madhe. Ndjenjat më të favorizuara të dielën.

PESHORJA

Ditë përgjysmë ndërmjet kënaqësisë dhe pasigurisë që mund të vijnë edhe nga fakti se nëse keni filluar një projekt të ri në punë, ekziston një konkurrencë e fortë. Ju mendoni se dikush mund të bëjë një goditje nën brez ose t’ju lërë në hije. Dëshira për të dalë në pah mbetet shumë e fortë. Por, kini kujdes, sidomos nëse keni një aktivitet në shoqëri me dikë, qoftë një person që e vlerësoni, që e doni ose thjesht një partner. Konfliktet nuk mbarojnë. Ndoshta është koha për të hequr qafe peshën.

AKREPI

Pas një të marte veçanërisht të lodhshme, ka të ngjarë që të ndiheni të rraskapitur. Por këtë të mërkurë ka yje që ngushëllojnë dhe japin më shumë energji dhe më shumë forcë për t’iu kushtuar dashurisë. Siç e kam përmendur tashmë, një nga ditët më interesante të javës do të jetë e diela. Me Bricjapin, Peshqit dhe Akrepin, ju mund të jetoni një emocion shtesë. Pjesa qendrore e javës nën shenjën e rimëkëmbjes.

SHIGJETARI

Një e mërkurë me rënie humori. Në këto orë ju duhet të kujdeseni për më shumë se sa formën fizike. Pra, i kushtojini vëmendje ndryshimeve të temperaturës. Nëse duhet të bëni shumë gjëra, lëvizni me kujdes, sepse rrezikoni të lodheni shumë gjatë mbrëmjes. Pastaj, në qoftë se për një kohë ju duhet të kapërceni një sëmundje të lehtë stinore, mund të jetë më e vështirë të shëroheni. Në dashuri, mos vendosni shumë mish në zjarr.

BRICJAPI

Të kesh një horoskop si juaji, veçanërisht i gjallë, i qartë dhe pot diell, do të thotë që ju jeni gjithmonë një person shumë besnik ndaj të tjerëve. Dhe pastaj ju mund të gjeni veten edhe në një situatë të sikletshme, sidomos nëse ka një person që u bën bisht kërkesave tuaja. Sepse ju kërkoni qartësi. Në përgjithësi ju dukeni të dashuruar, të vendosur, por jini të kujdesshëm që mos të humbni gjithë këtë energji pozitive me ata që janë të pakapshëm. Priten përgjigje dhe keni propozime të reja për të bërë.

UJORI

E mërkura dhe e enjtja janë ditë të veçanta për ju që filluat javën keq. Por ajo mund të rikthehet. Pastaj, nëse ka një person që duhet t’ju japë përgjigje, nëse doni që një miqësi të bëhet diçka më shumë, tregojeni në muajin mars, kur Venusi do të jetë në shenjë. Mund të themi se nga këtu në mars, ndjenjat dhe miqësitë shërohen. Por në vendin e punës do të jetë shumë e rëndësishme që të shmangni risqet dhe shpenzimet e panevojshme.

PESHQIT

Ditë e mirë, pavarësisht nga një rënie e vogël stinore që mund të zgjasë deri në 48 orë. Gjithsesi, përpiquni të shikoni veten. Në lidhje me ndjenjat, po shkoni drejt një periudhe të rëndësishme, edhe sepse tremujori i ardhshëm do të jetë afirmimi i marrëdhënieve, i miqësisë, i njohjeve. E diela do të jetë dita më e mirë e javës për t’u afirmuar, por edhe për të kuptuar rëndësinë e një lidhjeje që është vënë në pikëpyetje në muajt e fundit. / MeB

Leave a Reply

Back to top button