Zodiak

Horoskopi JAVOR i PAOLO FOX, 12-18 nëntor 2018

Akrepi: Jupiteri ka lënë shenjën tuaj të zodiakut dhe tani jeni në një gjendje të re astrologjike. Të lindurit në këtë shenjë do të duhet të kthehen në lojë në kontekste të reja dhe të përfundojnë planifikimin e iniciativave dhe ideve të ndërmarra vitin e kaluar. Është një periudhë shumë interesante për ndjenjat. Tani keni më shumë dëshirë për t’u përfshirë në emocione, për të nxjerrë anën tuaj më romantike dhe për të jetuar pasionin më aktiv dhe më me angazhim.

Gaforrja:

Ekziston një gjendje e mirë astrologjike, edhe pse disa tensione rrezikojnë t’ju bëjnë të humbni kollaj qetësinë. Keni nevojë për më shumë kuptueshmëri, për dikë që mund t’ju ndihmojë të rivendosni paqen dhe qetësinë në jetën tuaj. Saturni i kundërt ju detyron të angazhoheni më shumë për të arritur qëllimet tuaja. Edhe nëse gjithçka kërkon dy herë më shumë mund, në fund do të mund të dilni në pah, në varësi të aftësive tuaja.

Dashi:

Për horoskopin e javës së Paolo Fox, aspekti i favorshëm i Jupiterit përcakton fillime të reja. Dashi, nga ana tjetër, do të duhet të kryejë projekte dhe nisma që tashmë kanë filluar në të kaluarën dhe të cilat tani mund të zgjidhen me sukses, ose të përfundojnë. Më në fund ju mund të gjeni guximin dhe dëshirën për të vepruar, që dy muajt e fundit ju ka munguar. Përfitoni nga kjo gjendje e forcës që të përpiqeni të kapërceni vështirësitë që kanë prekur punën. Diçka e re po vjen. Ka propozime të reja dhe kushte të reja të dobishme që do t’ju sigurojnë stabilitet më të madh.

Luani:

Përvojat e së kaluarës janë të rëndësishme dhe tani për ata që kanë lindur për këtë shenjë, ka ardhur sërish momenti për të qenë protagonist në skenë. Për një kohë të gjatë keni qenë jashtë, keni parë që të tjerët veprojnë, por tani jeni ju që ngriheni për veten tuaj dhe që kryeni me sukses iniciativat tuaja. Edhe në dashuri, lini mënjanë pasigurinë që kohët e fundit ju kanë kërcënuar marrëdhënien. Është e mundur për të kapërcyer një zhgënjim.

Demi:

Eshtë e nevojshme të gjendet një ekuilibër i ri, por ka shumë situata në lojë, që ende kanë nevojë për kohë për të përcaktuar vetveten. Ju jeni në një fazë tranzicioni e transformimi, gjatë së cilës do të jetë e vështirë të afirmoni projektet tuaja. Mirë është të keni një pikë referimi, një person i cili mund t’ju këshillojë mund të jetë veçanërisht i dobishëm gjatë kësaj periudhe.

Peshorja:

Horoskop javor dhe pozitiv, por për ata që kanë lindur në shenjën tuaj, ka tensione dhe konflikte me mjedisin rrethues. Kohët e fundit, në fakt, ju përpiqeni të bashkoheni në punë me anëtarët dhe kolegët. Ka të ngjarë që të nevojitet miratimi i dikujt për të vazhduar. Ka kontrast me një shef ose një organizatë që e bën gjithçka më të komplikuar. Megjithatë, kjo është një gjendje e përkohshme. Suksesi nuk mungon, duhet vetëm që të ruani qetësinë.

Shigjetari:

Ka filluar një periudhë e fuqisë së madhe. Ju jeni protagonist dhe do të jetë e pamundur të mos e vini re. Tani edhe ata që janë më afër me të lindurit nën shenjën e Shigjetarit mund të ndikohen nga ky pozitivitet. Me Jupiterin në shenjë ju mund të ndiqni iniciativat dhe projektet që deri më tani nuk keni pasur kurajë për të mbështetur. Jupiteri është planeti udhëheqës i juaji. Tani që është futur në shenjën tuaj zodiakale, është krijuar një gjendje unike dhe pozitive astrologjike. Edhe në dashuri ka fat të madh. Ata që janë vetëm mund të kenë takime të këndshme.

Peshqit:

Janë ditë kaotike, tashmë ka dy javë që prekeni nga agjitimi dhe stresi i fortë. Për një kohë të gjatë ju po akumuloni lodhje, keni hyrë në lojë në shumë nisma e projekte të reja. Ngadalësoni tani, madje edhe për të analizuar më mirë atë që po bëni. Reagimi emocional do të rezultojë vetëm në komplikime të panevojshme.

Ujori:

Ka filluar një periudhë e mirë për ata që kanë lindur në këtë shenjë, se më në fund nuk do të duhet më të merreni me Jupiterin disonant. Vitet e fundit kanë qenë të vështira, veçanërisht në nivelin ekonomik. Në punë pavarësisht nga përpjekjet e mëdha, rezultatet nuk i kanë plotësuar pritjet tuaja. Megjithatë, mos u dekurajoni dhe vazhdoni të shikoni të ardhmen me optimizëm. Përfitoni nga këto yje për të ringjallur biznesin. Mundohuni të bëni projekte që keni lënë mënjanë. Gjithnjë kujdes për çështjet që kanë të bëjnë me paratë.

Bricjapi:

Qëndrimi juaj shpesh është autoritar dhe i vetmuar. Ju vështirë se mund të lejoni që të ndikoheni nga gjykimi dhe kritikat e të tjerëve. Por në këto ditë për horoskopin e javës mund të jetë e dobishme që të dëgjoni një fqinj. Fillimisht, vështirë se mund ta pranoni idenë e ndryshimit të disa vendimeve në disa aspekte të punës suaj. Për fat të mirë, megjithatë, ju keni mundësinë të dini se si të vlerësoni objektivisht. Në fund ju do të jeni në gjendje të bëni zgjedhjen e duhur.

Binjakët:

Horoskopi i javës sinjalizon një rënie të lehtë për të lindurit e shenjës. Ka përgjigje që janë të ngadalta për të arritur dhe me Jupiterin kundër gjithçka mund të komplikohet më tej. Menaxhimi i disa ndërlikimeve mund të duket më i vështirë se sa pritej. Kjo është një gjendje momentale, sepse dy muajt e fundit të vitit do të zbulojnë lajme interesante dhe propozime të mira. Do të jetë e rëndësishme të përpiqeni të gjeni një kompromis ku do të jetë e vështirë të merren dhe të realizohen interesat tuaja.

Virgjëresha:

Jeni në gjendje të pritjes. Ju duhet të rishikoni disa zgjedhje dhe disa marrëdhënie që kohët e fundit kanë ushqyer shumë dyshime. Shpesh në dashuri ju jeni tërhequr nga njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Ju pëlqen situata kaotike sepse ju pëlqen të rivendosni rendin. Në afat të gjatë, këto situata krijojnë çekuilibrime. Tani do të duhej dikush më i fortë dhe më i qëndrueshëm në anën tuaj.

Leave a Reply

Back to top button