Zodiak

Si do ju shkojë kjo javë? Horoskopi juaj, nga 18 qershor deri në 24 qershor 2018

DASHI

Falë ndikimit pozitiv të planetëve, këtë javë do keni një lidhje shumë më harmonike dhe të mbushur me bashkëpunim. Do bëni plot projekte te përbashkëta me partnerin tuaj dhe do qëndroni me shume kohe pranë njeri-tjetrit. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete pas te mërkurës. Beqarët do e ndiejnë shumë vetminë dhe kjo mund t’i shtyje drejt gabimeve. Situata financiare mund të përmirësohet veten nëse punoni fort dhe përfitoni shume te majme. Shëndeti mund te ketë edhe disa shqetësime gastrike. Jo gjithë kohës do ndiheni te qete. Ne pune duhet te merrni parasysh çdo pasoje para se te veproni. Po nuk u nxituat gjerat do ju ecin me se miri. Atmosfera ne familje do jete e ngrohte.

DEMI

Nëse doni që marrëdhënia juaj në çift të lulëzoje gjatë kësaj jave, duhet te jeni me te hapur se zakonisht. Vetëm kështu do e ulni tensionin dhe do merreni vesh me atë qe keni ne krah. Beqaret qe janë ne kërkim te shpirtit binjak do kenë Venusin ne krah dhe do realizojnë takime fantastike. Ne ditët e fundit te javës mund te bëjnë edhe një zgjedhje. Shpenzimet do dini si t’i kryeni me kujdes dhe nuk kane për t’iu dale aspak probleme serioze. Gjendja shëndetësore do jete goxha e mire. Do jeni te moderuar edhe me ushqimin dhe do ndiheni me te lehte. Ne pune do jeni me kërkues ndaj vetes dhe nuk do ndaleni derisa te arrini me te mirën. Me familjaret nuk do merreni vesh shume mire.

BINJAKET

Këtë jave do bëni gjithë kohës përpjekje për ta përforcuar edhe me shume marrëdhënien tuaj me partnerin dhe për te krijuar një lidhje me baza me te forta. Rutinën do e shmangni me çdo kusht. Ju beqaret do kenë njohje te njëpasnjëshme dhe do gjendeni përballë Një dileme te vështirë. Merrni një mendim edhe nga miqtë para se te bëni zgjedhjen përfundimtare. Në planin financiar duhet te bëni kujdes me çdo shpenzim nëse nuk doni te përballeni me pas me surpriza te pakëndshme. Shëndeti do jete me dinamik. Flini pak me shume dhe hidratohuni sa duhet për t’u ndier perfekt. Ne pune do përballeni me disa ndryshime qe nuk do ju pëlqejnë fillimisht, por dalëngadalë do mësoheni. Me familjaret nuk do keni debate serioze.

GAFORRJA

Këtë jave do keni me shume besim tek njeri-tjetri ju te dashuruarit dhe do jeni gati te bëni lëshime e çdo gjë tjetër për te mirën e lidhjes. Gjithçka qe keni dashur do ju plotësohet. Beqaret do jene simpatike dhe do kenë një sjellje te shkëlqyer, prandaj do bëjnë për vete persona te shumte. pas te mërkurës jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Financat do jene akoma me te qëndrueshme se me pare kështu qe përgatituni te bëni ndonjë investim afatgjate e te efektshëm. Shëndeti do ketë përmirësime gjithashtu. Pjesa me e madhe nuk do ketë asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni te vendosur, këmbëngulës dhe do arrini çdo gjë qe do i vini vetes qellim. Edhe jeta familjare do jete e kënaqshme.

LUANI

Ka mundësi te jeni shume posesive këtë jave ju te dashuruarit dhe mund te bëni disa gabime te pafalshme. Po nuk ndryshuar sjellje dhe po nuk bëtë lëshime do keni goxha mosmarrëveshje. Beqaret do e kenë te vështirë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë, por nuk duhet ta neglizhojnë një person tjetër qe do i ftoje për te dale. Financat do mbeten te kënaqshme nëse dini si t’i menaxhoni me përkujdes. Shëndeti here pas here nuk do jete i mire. Stresi dhe ankthi do krijojnë probleme serioze sidomos me kokën dhe zemrën. Ne pune duhet te jeni dyfish te matur këtë jave sepse po filluan problemet nuk keni për ta mbaruar ne kohe një projekt te dhënë. Jetës familjare duhet t’i kushtoni me tepër kohe.

VIRGJERESHA

Këtë jave nuk do jeni shume te qëndrueshëm ne mendime ju te dashuruarit dhe here pas here do keni dyshime për dashurinë e partnerit. Mos e kontrolloni atë ne çdo moment, por me mire flisni dhe përballuni hapur. Fundi i javës ka për te qene shume here me i mire. Beqaret do kenë dite te ndërlikuara ne pune dhe nuk do mendojnë shume për dashurinë pavarësisht se ftesat nuk do mungojnë. Ne planin financiar kane për t’iu dale probleme goxha te mëdha te cilat nuk mund te zgjidhen aq lehtësisht nga sa ju mendonit. Ne pune duhet te keni me tepër besim tek vetja dhe duhet te tentoni te provoni fusha te reja. Ne familje duhet te bëni lëshime qe te mos keni probleme.

PESHORJA

Jeta juaj ne çift do kaloje një periudhe disi te vështirë gjate kësaj jave. Do keni mendime te ndryshme lidhur mbi një teme te caktuar dhe kjo mund te sjelle debate. Beqaret duhet te jene me te duruar dhe kane për ta pare qe ne ditët e fundit te javës do gjejnë një person qe do ju përshtatet ne çdo pike. Ne planin financiar do arrini te ruani qëndrueshmërinë dhe nuk do kryeni asnjë lloj shpenzimi te pamenduar me kujdes. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe disa tronditje te vogla, por ne përgjithësi do jete i mire. Ne pune duhet te veproni me kujdes. Po bëtë zgjedhjet e duhura keni për te pasur shume sukses, ne te kundërt do humbisni. Ne familje do keni disa debate te vogla.

AKREPI

Këtë jave nuk do lejoni asnjë person te jashtëm te ndërhyje tek jete juaj ne çift dhe do arrini ta ruani harmoninë dhe alegrine. Nga ana tjetër, toleranca, maturia dhe mirëkuptimi do bëjnë qe mes jush dhe partnerit te krijohet një marrëdhënie për t’u adhuruar. Beqaret do kalojnë dite te tera duke kërkuar dashurinë, por nuk do e gjejnë dot atë aq shpejt sa kane menduar. Vetëm ne fundjave mund te ketë ndonjë ngjarje për t’u shenjur. Ne planin financiar fati do vazhdoje te jete ne anën tuaj. Përfitoni nga kjo për te bere investimet e ëndërruara. Ne pune do jeni profesioniste dhe do arrini t’i përmbushni me sukses objektivat. Ne familje do ketë goxha ndryshime pozitive.

SHIGJETARI

Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si e kishit menduar, por për fat shume here me e mire. Do jeni mjaft te dhënë pas atij qe keni ne krah dhe lidhja do ece ne rrugën e duhur. Çastet pasionante do përsëriten shpesh. Beqaret nuk do preferojnë te fillojnë angazhime serioze menjëherë dhe do pranojnë vetëm miqësi me personat qe do i propozojnë. Financat do mbrohen mjaft nga Plutoni, por gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju mund te ndërmerrni rreziqe. Gjithmonë duhet menduar edhe për te ardhmen. Shëndeti ka për te qene i mire nëse tregoheni te matur e te kujdesshëm me ushqimin. Ne pune nuk duhet te dekurajoheni nga sfidat qe do ju dalin sepse ne java do mbyllet pozitivisht. Familja pa asnjë lloj problemi.

BRICJAPI

Nëse nuk tregoheni tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj jave keni për te pasur probleme e debate te njëpasnjëshme. Kokëfortësia gjithashtu duhet shmangur me çdo kusht. Beqaret do kenë plot mundësi për te filluar aventura kalimtare, por asnjë për lidhje serioze. Gjendja financiare nuk do jete e shkëlqyer, por do ju mjaftojnë paratë sa për te bere investim,et e menduara dhe për te shlyer disa borxhe. Shëndeti për fatin tuaj te mire do jete me i mire se një jave me pare. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga veshkat apo stomaku do jene me te qete. Ne pune do nxitoheni dhe ka rrezik te bëni gabime. Me familjaret duhet te jeni me te afërt sepse ata do jene nevoje për ju.

UJORI

Këtë jave do lini çdo gjë tjetër pas dore ju te dashuruarit dhe do i përkushtoheni me shpirt personit qe keni ne krah. Lidhja me te do forcohet akoma me tepër. Beqaret duhet te mbështeten tek Jupiteri dhe Saturni për te gjetur dashurinë. Mundësitë për takime do jene te mëdha sidomos ne fundjave. Buxheti nuk do jete aspak i keq nëse dini si t’i menaxhoni te ardhurat. Shmangni dhëniet e huave. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Nuk do prekeni nga infeksionet, por nga sëmundjet kronike. Ne pune do merrni frytet e një pune te gjate dhe te lodhshme dhe do e kuptoni se gjithçka ja ka vlejtur. Me familjaret nuk do keni aspak probleme.

PESHQIT

Do kuptoheni për mrekulli me partnerin tuaj këtë jave dhe marrëdhënia mes jush do jete aq e mire saqë te gjithë do e kenë zili. Jo vetëm qe do kaloni me shume kohe me njeri-tjetrin, por do filloni te bëni edhe plane për te ardhmen. Beqaret vështirë se do mund ta ndryshojnë dot statusin e tyre edhe pse përpjekjet do jene te mëdha. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Do jeni shume te kujdesshëm me çdo shpenzim dhe do mendoni edhe për te ardhmen. Shëndeti nuk do jete i keq, por qe gjendja te jete akoma dhe me e mire duhet te kujdeseni për higjienën dhe ushqimin. Ne pune me te privilegjuarit do jene mjeket, financieret dhe juristet. Ne familje do ketë ngjarje te rëndësishme.

Leave a Reply

Back to top button