Zodiak Ditor

Horoskopi për ditën e mërkurë, 26 Tetor 2022

Dashi

Çështjet e zemrës do ecin me se miri gjate gjithë kësaj dite nëse i përkushtoheni atij qe keni ne krah dhe bëni te pamundurën për t’ia plotësuar dëshirat. Beqaret do realizojnë takime te veçanta, por nuk do hedhin asnjë lloj hapi. Ne fakt me e mira është te njihen mjaftueshme me ta para se te vendosin çfarë do bëjnë. Ne planin financiar do jeni tej mase te logjikshëm dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

Demi

Nëse i kushtoni vëmendjen e duhur atij qe keni ne krah gjate kësaj dite, marrëdhënia me te do jete e shkëlqyer dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do mundohen ne çdo moment qe te joshin persona me vlera, por te gjitha përpjekjet do jene te kota. Financat do dini si t’i menaxhoni me shume kujdes dhe gjendja nuk do ketë asnjë lloj problemi. Disa madje shume shpejt mund te kenë edhe përmirësime.

Binjaket

Edhe ju do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift sot. Do bëni te pamundurën qe ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin dhe emocionet kane për te qene me te forta se asnjëherë. Për beqaret do jete gjithashtu dite me fat dhe me ndryshime rrënjësore. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për te kryer te gjitha investimet e menduara.

Gaforrja

Juve qe jeni ne një lidhje dhe qe kohet e fundit keni pasur probleme me partnerin, duhet te gjeni mënyrën e duhur sot për ta qetësuar situatën. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe mjaft emocionuese edhe pse jo te gjithë do takojnë persona interesante. Me miqtë nuk do ja kaloni asnjëherë keq. Financat mund te kenë disa përmirësime për shkak te përmbylljes me sukses te një projekti te madh.

Luani

Do e përkëdhelni, do e ledhatoni, do e dashuroni dhe do ja shprehni ndjenjat me çdo lloj mënyre atij qe keni ne krah sot ju te dashuruarit. Dita do jete vërtet e veçante. Beqaret me mire te mos tentojnë sot te fillojnë një lidhje, pasi gjerat do ju ndërlikohen edhe me tepër nga sa mendonin. Gjendja financiare nuk do jete ashtu si e prisnit kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Virgjeresha

Dielli do e ndriçoje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do i kuptoni mire gabimet qe keni bere. Pas mesditës do filloni te afroheni me tepër me atë qe keni ne krah. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie te cilave nuk do mund t’iu thonë jo. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, prandaj mundohuni te shmangni sa me shume transaksionet e pamenduara.

Peshorja

Harmonia dhe kënaqësitë do jene ne program sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire dhe nuk do doni asgjë me shume nga çfarë yjet ju kane ofruar. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por ato do jene interesante dhe mund te përfundojnë edhe ne diçka serioze. Ne planin financiar gjendja nuk do jete e keqe, megjithatë çdo hap duhet hedhur i mire planifikuar.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje do ju duhet te veproni me shume takt dhe diplomaci sot sepse partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm. Beqaret ne te kundërt do kenë një dite plot ngjyra dhe emocione. Ata do gjejnë personin me te përshtatshëm, te cilin kishin kohe qe e ëndërronin. Ne planin financiar do vazhdoni te gjendeni ne situate te vështirë.

Shigjetari

Do jeni me tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do arrini te zgjidhni shume nga problemet e hershme. Te dy palët do ndiheni me te qete. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe për te mos u ndier vetëm me mire te dalim me miqtë e te argëtohen. Ne planin financiar do jeni disi me fat prandaj gjendja do mbetet gjithë kohës e qëndrueshme.

Bricjapi

Asgjë nuk ka për te ecur mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do debatoni për gjithçka dhe secili do kërkojë me ngulm te dale e veta. Beqaret duhet te tregohen me te duruar sepse vetëm ashtu do mund te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar çdo gjë ka për te ecur me se miri për aq kohe sa tregoheni te kujdesshëm dhe te matur me çdo hap.

Ujori

Do jeni kritike ndaj njeri­tjetrit sot ju te dashuruarit, por kjo nuk do te thotë se do keni debate. Te dy do jeni liberale, tolerante dhe do e kuptoni gjithçka si duhet. Beqaret do kenë një jete mjaft aktive dhe te mbushur me njohje te reja. Asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Ne planin financiar duhet te gjeni strategjinë e duhur për t’i menaxhuar paratë ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze.

Peshqit

Çiftet qe kohet e fundit kane pasur probleme dhe mosmarrëveshje, duhet te bëjnë kujdes edhe gjate kësaj dite sepse gjerat nuk parashikohet te ecin si duhet. Beqaret do jene me shume fat dhe do arrijnë ta gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Financat nuk do jene shume te mira. Yjet nuk do e favorizojnë aspak stabilizimin e situatës kështu qe do ju duhet tej mase maturi.

Back to top button