Bota

I marri sheh Kalifin, i mençuri sheh Turqinë

Screen Shot 2015-11-29 at 19.21.24

Erdogani dëshiron të marrë Sirinë dhe Irakun. Europa dhe SHBA e mbështesin. Putini dhe Irani jo. Pikërisht me këta të dy, Turqia është e destinuar të hyjë gjithmonë e më shumë në konflikt

Presidenti francez, Francois Hollande po përpiqet të ngrejë në këmbë një aleancë ushtarake për të shkatërruar ISIS-in. Ka përfshirë kryeministrin britanik, Cameron, ka folur me Obamën dhe në fund ka shkuar tek Putini, i pari që e ka propozuar këtë lloj koalicioni. Ekziston në fakt një tjetër, ku bëjnë pjesë SHBA, Turqia dhe vendet arabe, por nuk ka bërë asnjëherë asgjë, sepse në fund të fundit, pjesëmarrësit islamikë mbshtesnin ISIS-in. Aleanca ushtarake që përpiqet të ngrejë në këmbë Hollande është ekzaktësisht e njëjta që ka luftuar dhe mposhtur nazizmin. Me Luftën e Ftohtë ishte kooptuar edhe Turqia, por pas shembjes së BRSS, Turqia ka mbetur dhe Rusia nuk u pranua. A do të funksionojë aleanca SHBA-Britani e Madhe-Francë-Rusi? Asnjë prej këtyre fuqive nuk duan të dërgojnë trupa nga toka. Asnjëra nuk mendon që të pushtojë territorin e ISIS, dhe nuk do ta dinte si ta qeveriste. Ndërsa Turqia, nën Erdoganin, aspiron që të bëhet fuqia hegjemone e botës myslimane në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, dhe ëndërron të përfshijë territorin e Kalifatit, domethënë pjesë të Sirisë dhe Irakut.

Eshtë tërësisht në gjendje ta pushtojë ushtarakisht dhe di edhe si ta kontrollojë, duke u paraqitur si i vetmi shtet në gjendje që të rikthejë paqen dhe rendin. Për këtë arsye sot mbështet Kalifatin, për të krijuar mungesë rendi dhe për t’u shfaqur si shpëtimtare. Amerikanët nuk duan të ketë probleme, janë armiq të turqve, urrejnë rusët, nuk i besojnë Iranit dhe me shumë gjasa do ta lejojnë. Europa do të qëndrojë pa lëvizur, sepse nuk di të ndalë milionat e refugjatëve myslimanë, që Turqia mund t’i detyrojë të presin nëse hap portat. Kush i kundërvihet tentativës së Turqisë për t’u bërë një fuqi e madhe janë vetëm Irani – që dëshiron të shpëtojë zonën shiite të Irakut dhe Sirisë – dhe Rusia, e cila dëshiron të mbajë një bazë në Mesdhe dhe i druhet një veprimi destabilizues të turqve në Kaukaz. Pikërisht me këta të dy, Turqia është e destinuar të hyjë gjithmonë e më shumë në konflikt. Një sinjal ishte rrëzimi i avionit rus, tani pritet shkëndija edhe me iranianët. /Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button