Kuriozitete

“Ice Cruiser”: Gjiganti që sfidoi Antarktidën!

Në vitin e largët 1939, bota ishte dëshmitare e një prej inovacioneve më të jashtëzakonshme: “Ice Cruiser”, një kolos i projektuar për të pushtuar hapësirat e ngrira të Antarktidës.

17 metra i gjatë, 20 i gjerë dhe me një peshë prej 37 tonësh, ky përbindësh inxhinierik ishte një laborator i lëvizshëm, i gatshëm të përshkonte mbi 8.000 milje mes akujsh dhe kushteve ekstreme të motit.

Me gomat gjigante dhe motorët e fuqishëm, Ice Cruiser përfaqësonte shpresën për të eksploruar një nga vendet më misterioze dhe të paarritshme të Tokës. Jo vetëm një mjet, por një sfidë e vërtetë teknologjike dhe shkencore.

Pavarësisht pengesave dhe klimës së pamëshirshme, eksperimenti shënoi një hap themelor në historinë e ekspeditave polare. / bota.al

Back to top button