Shkence

Ideja që njerëzit erdhën nga Afrika mund të jetë e gabuar…

Besohet gjerësisht se njerëzit erdhën nga Afrika miliona vjet më parë. Por historia mund të jetë gati të rishkruhet tërësisht, sipas autorëve të një studimi të ri.

Ata pretendojnë se kanë gjetur një gjurmë në Kretë që mund të ndryshojnë rrëfimin e evolucionit të hershëm njerëzor, duke sugjeruar se paraardhësit tanë ndodheshin në Evropën moderne shumë më herët se sa kishim menduar.

Historia e pranuar e prejardhjes njerëzore ka qenë e vendosur, pasi studiuesit kishin gjetur fosile të paraardhësve tanë të hershëm në Afrikën Jugore dhe Lindore, në mes të shekullit të 20-të. Zbulimet e mëvonshme duket se sugjerojnë se ata mbetën të izoluar në Afrikë për miliona vjet, përpara se të dilnin përfundimisht në Evropë dhe Azi.

Por zbulimi i ri i një gjurme që duket se i përket një njeriu që kaloi në Kretë 5.7 milionë vjet më parë, e sfidon këtë histori. Njerëzit mund të jenë larguar të kenë eksploruar  kontinente të tjera duke përfshirë Evropën, shumë më herët sesa e dinim ne.

“Ky zbulim sfidon historinë e pranuar të evolucionit të hershëm njerëzor dhe ka të ngjarë të shkaktojë shumë debate”, tha profesori Per Ahlberg, i cili ishte një autor i studimit. “Nëse bashkësia kërkimore e origjinës njerëzore do të pranojë gjurmët e këmbëve fosile, si dëshmi bindëse për praninë e njeriut në Miocene në Kretë, kjo mbetet për t’u parë”.

Studimi shqyrtoi karakteristikat e gjurmës, në veçanti duke konsideruar këmbët. Ai zbuloi se gjurma nuk kishte kthetra, si dhe ecte mbi dy këmbë.

Të gjitha këto i nxitën të konkludonin se këmbët dukej të ishin të paraardhësve tanë të hershëm njerëzorë, të cilët mund të kenë ecur nëpër Evropë në një kohë më të hershme sesa e dinim.

Ata gjithashtu bëjnë të qartë se i zoti i gjurmës dhe speciet e tyre mund të kenë zhvilluar të njëjtat veçori me ato në Afrikë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button