Kinema & TV

“In the Fade”, filmi më i ri me protagoniste Diane Kruger

“In the Fade” është filmi më i ri në të cilin do të luajë edhe aktorja Diane Kruger.

Traileri i këtij filmi u lançua nga Magnolia Pictures ditën e djeshme, dhe ai u prit shumë mirë nga fansat.

Filmi ka si protagoniste Katja, jeta e të cilës shkon gjithnjë e më keq, pasi vriten burri dhe djali i saj nga një shpërthim bombe. Familja dhe miqtë e saj përpiqen që ta mbështesin, por Katja nis përpjekjen e dëshpëruar për të gjetur fajtorët dhe motivet e ngjarjes tragjike.

“In the Fade” do ta ketë premierën në kinematë amerikane më 27 dhjetor. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button