Horizonti.al

Indi: Krijo, Ruaj, Shkatërro, Përsërit

Mitet e krijimit të botës, po aq të çuditshme sa edhe Bibla

indi

Brahma e filloi nga asgjëja. Duke menduar vetëm, ai krijoi ujërat, në të cilat ai vendosi farën e tij. Nga ajo u krijua një vezë e artë, nga e cila ai u lind. Duke menduar përsëri, ai e ndau vezën në dysh, ku u krijuan qielli dhe toka. Brahma u rrit i vetmuar, kështu që ai e ndau veten në dysh për të formuar mashkullin dhe femrën.

Në një variant të historisë, Brahma vazhdimisht e ndan veten në dysh, derisa të gjitha gjallesat krijohen nga trupi i tij. Në një tjetër, burri dhe gruaja e parë takohen në forma të ndryshme kafshësh derisa të lindin format e jetës. Së bashku, Brahma (Krijuesi), Vishnu (Ruajtësi), dhe Shiva (Shkatërruesi) përbëjnë Atin Suprem.

Çdo univers që krijon Brahma shkatërrohet nga Shiva, pas së cilës nuk ka asgjë, përveçse një oqeani të madh, në të cilin Vishnu noton për t’i shpëtuar një gjarpri të madh. Në disa versione të mitit, Brahma nuk vjen nga një vezë, por nga një lule lotusi që mbin nga kërthiza e Vishnusë. Përfundimisht, bota jonë gjithashtu, do të shkatërrohet nga Shiva, dhe cikli do të fillojë nga e para./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button